LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani me 130 pasagjerë përplaset në murin e aeroportit në Indi, nuk raportohet për viktima (Foto)

Aeroplani me 130 pasagjerë përplaset në murin e aeroportit në Indi, nuk raportohet për viktima (Foto)

Një aeroplan që planifikohej të nisej nga qyteti indian Trichi për në Dubai, është dëmtuar kur është përplasur në murin e aeroportit gjatë nisjes.

Aeroplani i aviokompanisë “Air India” ishte i mbushur me 130 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit , transmeton Telegrafi.


“Air India” ka njoftuar se dy pilotëve që kanë përvojë prej më shumë se 6,500 orë fluturime, u është ndaluar fluturimi me aeroplan derisa të përfundojnë hetimet.

Aviokompania ka njoftuar se aeroplani i tipit Boeing 737 ishte planifikuar të nisej nga pjesa jugore e Indisë, kur në një moment u përplas me murin mbrojtës së aeroportit. /Telegrafi/