Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, është krenuar gjithmonë me qytetin e saj të lindjes.

Ajo ka prejardhjen nga Rrësheni i Mirëditës – vend ky në të cilin ka kaluar shumë vite të jetës para zhvendosjes në Tiranë.


Duke qenë një figurë eminente që vjen nga ky qytet i vogël i Shqipërisë, Bashka e Mirëditës ka vendosur që ta nderojë me mirënjohjen bukuroshen e shpallur “miss”.

adroladushi 296834747 1053365168718765 8843394737672533896 n

Kryetari i Bashkisë së Mirëditës, Ndrec Dedaj, e ka pritur në zyrën e tij Adrolën, me ç’rast edhe e ka dekoruar me “stemën e artë”, për kontributin e vyer në fushën e modelingut shqiptar duke i dhënë emër Shqipërisë në mbarë botën.

Ka qenë vet Adrola ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga takimi i zhvilluar me bashki, ku ka falënderuar kryetarin për këtë nderim.

adroladushi 296807786 422370156532055 5565965064565267320 n

Ky është shkrimi i saj i plotë (pa ndërhyrje):“Nuk gjej fjale per te shprehur sa e perulur dhe e emocionuar ndihem. Eshte nje nder dhe privilegj i jashtezakonshem qe sot Mirdita ime me dhuron Stemen e Arte te Bashkise Mirdite! Gjej rastin te shpreh mirenjohjen time te thelle per Kryetarin e Bashkise Mirdite Z. Ndrec Dedaj qe sot me nderon duke me renditur si gruan e pare mirditore qe i jepet kjo steme e arte me simbolet mirditore si dhe Grate e Unionit Mirdita qe propozuan emrin tim per kete dekorim. Ky dekorim vjen si nje vleresim i papritur dhe shume i bukur per mua, por vjen dhe si nje pergjegjesi per vendlindjen time. Me apo pa kete dekorate, angazhimi im per promovimin dhe nderimin kudo te vendlindjes time do jete i pasosur. Faleminderit Mirdita ime. Zoti te bekofte. Te dua”, ka shkruar Adrola. /Telegrafi/

adroladushi 296901316 1733800293666582 7401388527548886697 n

adroladushi 297030349 740111240542286 7769938261134526051 n

adroladushi 296941256 345897594422302 722760322224397425 n

adroladushi 296879125 618175816597223 2915076242653496063 n

adroladushi 296949767 467247928180768 8220674185206205931 n

adroladushi 297255290 583101209936974 5412402264284318055 n

adroladushi 297485514 2536471689823028 9151285871182329804 n