Adrion Pajaziti drejt gjigantit kroat – do të merr një pagë të lartë

Adrion Pajaziti, mesfushori shqiptar 22-vjeçar, është shumë pranë transferimit te Hajduk Split. Pasi shkëlqeu sezonin e kaluar me Goricën në elitën e futbollit kroat, ku realizoi tre gola kundër Dinamos, Hajdukut dhe Osijekut, Pajaziti është gati për hapin e radhës në karrierën e tij.
Edhe pse Rijeka kishte shfaqur interes serioz, edhe Olimpija Ljubljana ishte gjithashtu në garë për mesfushorin e lindur në Londër, por që përfaqëson Kombëtaren e Shqipërisë. Ai ka vendosur t’i bashkohet projektit të ri të Hajdukut.
Ky pritet të jetë edhe transferimi i parë i drejtorit të ri sportiv, Goran Vucevic, i cili ka luajtur një rol kyç në bindjen e lojtarit. Ai e ka kontaktuar personalisht Pajazitin dhe i ka prezantuar vizionin e klubit dhe rolin që e pret në skuadër.
Edhe pse Pajaziti së fundmi rinovoi kontratën me Fulhamin, kalimi i tij në Hajduk do të realizohet pa pagesë transferimi. Lojtari do të ndërpresë marrëveshjen me klubin anglez, ndërsa Hajduku dhe Fulhami kanë rënë dakord të ndajnë të ardhurat nga një transferim i mundshëm i ardhshëm në raportin 50/50.
Sipas burimeve të Index.hr, Pajaziti do të fitojë një pagë vjetore prej më shumë se 300 mijë eurosh – një shifër që Olimpija Ljubljana nuk ishte në gjendje ta ofronte.
Trajneri i ri i Hajdukut, Gonzalo Garcia, ka kërkuar me ngulm afrimin e Pajazitit, duke e përshkruar atë si “lojtarin ideal për mesfushën” – i shpejtë, teknik, i aftë në presion dhe me vizion të qartë në ndërtimin e lojës.
Pajaziti u formua në akademinë e Fulhamit, ku bëri vetëm një paraqitje me ekipin e parë. Ai është aktivizuar në huazime me Haugesundin në Norvegji dhe Goricën, ku zhvilloi 24 ndeshje sezonin e kaluar.
Sipas Transfermarkt, vlera aktuale e kartonit të tij është 800 mijë euro. /Telegrafi/
















































