Gazetari dhe analisti Adriatik Kelmendi, duke komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, vlerëson se me rikthimin e Albin Kurtit në pozitën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje do të nis numërimi i ditëve për krijimin e një partie të re, në krye të së cilës do të jetë Visar Ymeri.
Kelmendi ka thënë se pjesë e partisë së re, e cila sipas tij, do të emërohet Lëvizja Socialdemokrate do të jetë Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Shpend Ahmeti e disa deputetë tjerë të VV-së që tashmë janë dorëhequr nga funksionet e tyre në parti.
“Kryetar pritet të jetë Visar Ymeri. Dardan Molliqaj – sekretar i përgjithshëm, Dardan Sejdiu dhe/ose Aida Dërguti nënkryetarë. Shpend Ahmeti do të jetë kandidat për pozitat më të larta shtetërore (kryeministër, president)”, ka shkruar Kelmendi.
Lexojeni të plotë analizën e Kelmendit:
“Nga nesër Albin Kurti do të jetë sërish kryetar i Lëvizjes “Vetëvendosje!”.
Kështu politikani më i votuar në Kosovë, pas tërheqjes trivjeçare, kur ia liroi vendin si kandidatit të vetëm atëbotë, Visar Ymerit, do të kthehet në krye të organizatës/partisë të cilën e kishte themeluar 12 vjet më parë.
Me këtë rikthim të Kurtit, të dielën, do të shënohet edhe nisja e ditënumrimit të lindjes së një partie të re.
Sado që gjatë javëve të fundit ka pasur nisiativa e veprime nën pretekstin e arritjes së një konsensusi që Lëvizja “Vetëvendosje!” të mbetet e pandarë, ato janë përcjellur me mungesë vullneti.
Thjesht, edhe Kurti është ndjerë më rehat me largimin e një grupi, duke u mjaftuar me përkrahjen e parezervë të mveshur me idolatri nga grupi që do mbetet. Në anën tjetër, edhe grupi që po largohet nuk ka besuar më në të ardhmen e përbashkët të një “Vetëvendosje!”-je të udhëhequr prej Kurtit.
Kështu që, pavarësisht se si mund të duket në shikim të parë, jo shumë dramaticitet do të ketë në këtë ndarje.
Partia e re do të jetë e orientimit social-demokratik dhe pritet që edhe në emërtim të përmendet social social-demokracia (Lëvizja Socialdemokrate është një opsion, për të ruajtur diçka nga Lëvizja “Vetëvendosje!”).
Kryetar pritet të jetë Visar Ymeri. Dardan Molliqaj – sekretar i përgjithshëm, Dardan Sejdiu dhe/ose Aida Dërguti nënkryetarë. Shpend Ahmeti do të jetë kandidat për pozitat më të larta shtetërore (kryeministër, president).
Përveç të lartpërmendurve në partinë e re pritet të jenë edhe deputetët Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Faton Topalli, Donika Kadaj Bujupi, Fisnik Ismaili, Frashër Krasniqi etj., numër prej 13-14 gjithsejt.
Gjithashtu edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të LVV-së” (sic), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Haradinaj në Ferizaj: Kosovën e anëtarësoj në NATO më shpejt se kushdo tjetër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?