LAJMI I FUNDIT:

Adriano u përlot në lamtumirën e tij nga futbolli kur pa videomesazhin e babait të tij të ndjerë

Adriano u përlot në lamtumirën e tij nga futbolli kur pa videomesazhin e babait të tij të ndjerë

Futbollisti legjendar brazilian Adriano ka luajtur mbrëmjen e djeshme ndeshjen e lamtumirës në “Maracana” të Rios.

Gjatë ndeshjes që u zhvillua për nder të tij, në ekranin e madh të stadiumit u shfaq një video-mesazh i babait të ndjerë të Adrianos, i cili vdiq në vitin 2004, mesazh i krijuar nga inteligjenca artificiale.

Nderimi emocional e la Adrian0n në lot, pasi siç e ka shpjeguar më herët shumë herë, vdekja e babait të tij 20 vjet më parë ndikoi thellë tek ai, duke e bërë të humbiste pasionin për futbollin.


Pas humbjes tragjike, Adriano luftoi me depresionin dhe filloi të pinte alkool, gjë që përfundimisht ngeci karrierën e tij dikur premtuese, duke e kthyer atë në një nga talentet e mëdha të parealizuara.

Flamengo dhe një ekip i quajtur Friends nga Italia luajtën në ndeshjen e lamtumirës.

Adriano luajti nga një pjesë për të dyja skuadrat dhe lamtumira u dha nga yje si Romário, Júlio César, Dida, Ivan Córdoba dhe djali i Adrianos, Adrianinho.

Në lamtumirë mori pjesë edhe legjenda braziliane Ronaldo, ndonëse nuk mori pjesë në vetë ndeshjen.

Adriano ishte shpallur prej kohësh si pasardhësi i “Fenomenit”, por ai nuk arriti kurrë ato lartësi.

View this post on Instagram

A post shared by Adriano imperador (@adrianoimperador)

Adriano e filloi karrierën e tij në Flamengo, dhe gjithashtu luajti për Inter, Fiorentina, Parma, Sao Paulo, Corinthians, Atletico PR dhe Miami United, ku e mbylli karrierën e tij në 2016.

Në kombëtaren braziliane luajti 48 ndeshje dhe shënoi 27 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Premier League
Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Ligat tjera

"Kjo nuk është aspak e hijshme", Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori