LAJMI I FUNDIT:

Adriana Matoshi shkruan fjalë të mëdha për miss-in e sapozgjedhur: Një femër si ajo i duhet shtetit

Adriana Matoshi shkruan fjalë të mëdha për miss-in e sapozgjedhur: Një femër si ajo i duhet shtetit
Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

“Miss Universe Kosova”, Tuti Sejdiu, fitoi kurorën e më të bukurës në spektaklin e bukurisë, duke fituar biletën që ta përfaqësojë Kosovën në “Miss Universe”.

Tuti i befasoi të gjithë pak ditë më parë, kur vendosi të ndajë publikisht historinë e saj dhe atë të familjes së saj.

Ajo tregoi se si ishte përdhunuar në moshën 13-vjeçare dhe se si e ka të pamundur ta takojë babanë të cilin e ka në burg dhe nuk ka asnjë informacion për të.


Foto: Tuti Sejdiu/Instagram

E prekur nga ky rrëfim është edhe aktorja dhe deputetja e njohur Adriana Matoshi, e cila mesa duket e ka njohur Tutin prej kohësh, pasi të dyja kanë prejardhje nga i njëjti qytet – Gjilani.

Matoshi publikoi një fotografi me bukuroshen Sejdiu në InsatStory, duke shkruar në superlativ për historinë frymëzuese që ajo e ndau me publikun.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

“Tuti Sejdiu, një çikë e fortë që vendosi me shpalosë historinë e saj në momentin që fitoi titullin e më të bukurës në ‘Miss Universe Kosova’! Qëllimi i saj nuk ishte titulli i më të bukurës, po prurja e drejtësisë në vend! Ajo tani është në duar të sigurta dhe me njerëzit që punojnë për të çuar në vend amanetin e saj! Një femër si ajo i duhet shtetit! E fortë, e bukur dhe shumë motivuese”, ka shkruar Adriana në InstaStory.

Aktorja e njohur përndryshe sivjet për herë të parë është zgjedhur edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ka ngritur zërin disa herë për çështjet e kulturës dhe teatrit në parlament. /Telegrafi/

Adriana Matoshi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina
Kalo në kategori