Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me fotografitë e fundit ku ka shfaqur një pamje tejet elegante dhe joshëse.

E veshur me një fustan të zi elegant, Matoshi ka treguar edhe njëherë se di të shkëlqejë në çdo paraqitje të saj.


Në fotot e postuara së fundmi, aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka shfaqur një dukje të mrekullueshme, duke falënderuar publikisht ekipin që ka ndihmuar në realizimin e pamjes së saj perfekte. Floktarin Kaci, grimeren Sellma dhe stilistin Valdrin Sahiti, të cilët kanë kontribuar për të krijuar këtë dukje mahnitëse, janë falënderuar nga Adriana.

adrianamatoshi 1724790956 3444118630406843746 613640844

Fotot e saj kanë marrë një numër të madh komentesh dhe pëlqimesh nga ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.

Shumica prej tyre kanë shprehur admirim dhe komplimente për dukjen e saj elegante dhe të rafinuar.

adrianamatoshi 1724792617 3444132565210224099 613640844

Matoshi, e cila njihet edhe për rolin e saj aktiv në politikën kosovare, vazhdon të mbajë një ekuilibër të suksesshëm midis karrierës së saj artistike dhe angazhimeve të saj si deputete.

Kjo paraqitje e saj e fundit tregon se ajo di të kombinojë me sukses elegancën dhe profesionalizmin, duke mbetur një figurë e dashur dhe inspiruese për publikun. /Telegrafi/

adrianamatoshi 1724792617 3444132565025744278 613640844