LAJMI I FUNDIT:

Adriana Matoshi ironizon me Përparim Rama për leximin e librave në kolonat e kryeqytetit

Adriana Matoshi ironizon me Përparim Rama për leximin e librave në kolonat e kryeqytetit

Deputetja e VV-s dhe njëherësh aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka ironizuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

I pari i qytetit, u sugjeroi së fundmi qytetarëve që të lexojnë libra kur ngecin në trafik.

Ngarkesat në trafik, kanë shtyrë Matoshin të ironizojë me situatën kaotike në Prishtinë si dhe për sugjerimin e Ramës.


Foto: Adriana Matoshi / Instagram

“Siç na sugjeron kryetari ynë vizionar, në vend që të nervozohemi gjatë kolonave të përjetshme në Prishtinë, është momenti i përsosur për t’i dhënë vetes një diplomë të re! Çfarë na duhet të shkojmë në universitet me vite të tëra kur mund ta mbarojmë atë gjatë një udhëtimi prej Bregut të Diellit e deri tek Qafa? Në vetëm një javë Drini ka arritur të përfundojë studimet dhe tani po mendon të bëhet profesor gjatë ndalesave të semaforëve! Kështu që, për të gjithë ju që po prisni në kolonë, sot, merrni një libër. Bëni një doktoraturë… Ose ndoshta dy!”, shkroi deputetja në postimin e saj.

Qytetarë të shumtë janë shprehur të indinjuar me kolonat në kryeqytet. /Telegrafi/

Foto: Adriana Matoshi / Instagram

Në trend Magazina

Më shumë

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

Magazina
Bella Hadid mahnit në Paris me një pamje simpatike dhe një buqetë trëndafilash

Bella Hadid mahnit në Paris me një pamje simpatike dhe një buqetë trëndafilash

Magazina
Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Magazina
Georgina Rodriguez shkëlqen në një fustan dramatik në Javën e Modës në Paris

Georgina Rodriguez shkëlqen në një fustan dramatik në Javën e Modës në Paris

Magazina
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina
Kalo në kategori