Para tre muajve solli këngën "Lujmi krejt" në bashkëpunim me Onatin.

Bëhet fjalë për Adrian Gaxhën, që tashmë ka nisur të shijojë pushimet verore.


Por, këngëtari ka sjell disa imazhe të veçanta nga Shkupi, ku është fotografuar në shoqëri të disa kafshëve.

Në fakt, këngëtari ynë ka vizituar një ndër kopshtet zoologjike të kryeqytetit të Maqedonisë dhe duket se është ndarë i kënaqur.

Madje, një prej gjirafave nuk ka ngurruar ta ushqej gjersa një prej lemurusve e ka mbajtur edhe mbi supe.

Theksojmë se këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t'i sjell gjatë këtij viti.

Më poshtë mund t'i shihni disa prej imazheve të Gaxhës në shoqëri të kafshëve. /Telegrafi/

adriangaxha 37375460 1127370487414921 3266174649804783616 n

adriangaxha 37816629 1904980136189485 4935939002550190080 n