Seksi në grup nuk ishte një zgjedhje e 17-vjeçares me iniciale P.B., por e të dashurit të saj dhe babait të këtij të fundit të cilët kishin rolin e tutorit.

Policia e Tiranës i ka dhënë fund shfrytëzimit të adoleshentes ditën e djeshme, duke çuar në pranga në total pesë persona. Zyrtarisht, policia e kryeqytetit thanë se u arrestua Emri Dashi, 21 vjeç, babai i tij, Muli Dashi, 17-vjeçarja P.B, si dhe dy klientët E.R dhe E.H.


Sipas policisë, shfrytëzimi i vajzës ka nisur disa muaj më parë, kur i dashuri i saj Emri Dashi i ka kërkuar që të kryente marrëdhënie seksuale me një person tjetër, me qëllim që të siguronin të ardhura. Më pas në skenë ka hyrë edhe babai i 21-vjeçarit, Muli Dashi, i cili dyshohet se ka dhënë “kontributin” e tij për të siguruar sa më shumë klientë.

Burime nga policia thanë se vajza merrte pagesa të majme për shkak se kryente marrëdhënie seksuale edhe në grup, ndërkohë që në listën e klientëve kishte edhe biznesmenë. Pas siguroheshin klientët, adoleshentja kryente me ta marrëdhënie seksuale në një nga hotelet në zonën e komunës Bërxull.

Gjatë fundjavave 17-vjeçarja duhet t’i siguronte vetë klientët. Në bazë të dëshmisë së saj dhënë në polici, mësohet se e reja çdo fundjave frekuentonte lokalet e natës më në zë të kryeqytetit dhe “gjuante” biznesmenë me të cilët bënte edhe pazaret për të kryer marrëdhënie seksuale. /SHO/