Tridhjetë e nëntë adoleshentë dhe gra palestineze u liruan nga burgjet izraelite të shtunën, pasi një marrëveshje armëpushimi dukej se ishte në rrezik.
Ata u liruan si pjesë e një marrëveshjeje që ktheu 26 të burgosur izraelitë të rrëmbyer më 7 tetor. Numri i përgjithshëm i palestinezëve të liruar që nga fillimi i armëpushimit të përkohshëm është 78.
Një nga të liruarit, Mohammad dar-Darwish, 17 vjeç, tha se kishte patur “marramendje nga lumturia” se po kthehej në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Shkëmbimi u vonua pasi Hamasi akuzoi Izraelin për ndryshimin e listës së rënë dakord të të burgosurve për t’u liruar.
Hamasi tha gjithashtu se nuk kishte dërgesa të mjaftueshme ndihme të garantuara për qasje në Gaza, sepse një pjesë e marrëveshjes kishte funksionuar. Por dorëzimi u krye pas ndërmjetësimit të minutës së fundit që përfshin Katarin dhe Egjiptin.
KEMASKINI
Israa Jabis antara banduan batch kedua Palestin yang dibebaskan malam tadi(Perempuan belah kiri)
Dia dipenjarakan 8 tahun selepas bom gas silinder di dalam keretanya meletup menyebabkan badannya mengalami lecur tahap 3 dan kehilangan 8 jari
Asalnya hukuman penjara… https://t.co/7naJcdeVDB pic.twitter.com/0osbcLykhP
— Irfan_newboys🇲🇾🇵🇸🏳️🏴 (@Marchfoward) November 26, 2023
Izraeli ka mohuar se ka shkelur kushtet e marrëveshjes, e cila ka hyrë sot në ditën e katërt. Turma njerëzish, duke përfshirë disa duke valëvitur një flamur të gjelbër të Hamasit, përshëndetën një autobus që transportonte palestinezët e liruar të shtunën mbrëma ndërsa po kalonte rrugën përmes Bregut Perëndimor, ku të burgosurit u kthyen fillimisht.
Mes tyre ishin gjashtë gra, ndërsa të gjitha të tjerët ishin nën 18 vjeç. Midis tyre ishte edhe Mohammad dar-Darwish, i cili u mbajt në një burg izraelit për shtatë muaj, i akuzuar për hedhjen e një bombe me benzinë ndaj ushtarëve. Ai i mohon akuzat.
Ai tha se ishte “dridhur nga lumturia” kur u kthye në shtëpi për të gjetur babanë dhe vëllanë e tij në një turmë që prisnin të përshëndesnin të burgosurit.
Duke folur për BBC, ai pohoi se të burgosurit palestinezë u keqtrajtuan pas sulmit të 7 tetorit. Shërbimi i burgjeve të Izraelit thotë se i trajton të burgosurit në mënyrë të ligjshme.
Izraeli ka përpiluar një listë me 300 të burgosur palestinezë, kryesisht adoleshentë, të cilët kanë të drejtë të lirohen sipas marrëveshjes me Hamasin. Shumica prej tyre janë në burg në pritje të gjykimit dhe më pak se një e katërta e atyre që janë në listë janë dënuar.
Ndër gratë e rritura të liruara ishte Israa Jaabis, e cila u dënua me 11 vjet burg në vitin 2015, kur vetura e saj mori flakë 1.5 km nga një pikë kontrolli në Bregun Perëndimor.
Izraeli tha se ishte një tentativë për vënie të bombës në veturë dhe ajo u dënua, por Jaabis, tani 38 vjeçe, i ka mohuar akuzat dhe familja e saj më parë ka pretenduar se zjarri ishte shkaktuar nga prishja e motorit.
Ajo pësoi djegie të rënda në fytyrë pasi motori i veturës mori flakë, por autoritetet e burgut izraelit refuzuan kërkesat për operacion.
Pasi u lirua pas vuajtjes së tetë viteve të dënimit të saj, Jaabis u fotografua duke përqafuar djalin e saj Mua’tassim, 15 vjeç, i cili ishte tetë vjeç në kohën e arrestimit të nënës së tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri