LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentët amerikanë për pak sa nuk e paguan me jetë, kur vendosën t’ia drejtojnë revolet “ajrore” policit që i takoi rastësisht (Video)

Adoleshentët amerikanë për pak sa nuk e paguan me jetë, kur vendosën t’ia drejtojnë revolet “ajrore” policit që i takoi rastësisht (Video)

Dy adoleshentë kanë pasur fat të pazakontë gjatë një takimi me një polic në natën e ndërrimit të moteve në qytetin Ridgeland të SHBA-ve.

Dyshja po ecnin në një parking me ç’rast takuan policin dhe menjëherë nxorën revolet “ajrore”, transmeton Telegrafi.

Por, ata duhet ta konsiderojnë veten me fat, pasi që polici kishte vlerësuar mirë situatën dhe kështu takimi i tyre nuk kishin përfundim fatal. Komandanti i policisë John Nill, ka deklaruar për mediat amerikane se si vetëm një lëvizje e gabuar e të rinjve ka mundur t’ju kushtojë me jetë.


Për fat të mirë polici nuk i ka qëlluar adoleshentët, megjithatë të dy kanë përfunduar në paraburgim. Ndërkaq, sipas komandantit të policisë, vendime të tilla duhet të merren brenda pak sekonda të cilat edhe përcaktojnë epilogun e ngjarjes.

Nill ka porositur këta dy të rinj që çdo mëngjes kur të zgjohen nga gjumi, ta falënderojnë Zotin që kanë hasur në një polic të tillë që ka vlerësuar mirë situatën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori