Kampionati botëror ka mbetur edhe një muaj para se të nis në shtetin rus.

Tashmë shumë kombëtare kanë publikuar edhe ekipet preliminare dhe ka pasur shumë befasi.


Megjithëse, zviceranët nuk e kanë publikuar ndonjë listë me lojtarët që janë ftuar, Admir Mehmedi po shpreson se do të jetë pjesë e ekipit për botërorin Rusia 2018.

Admir Mehmedi during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between Andorra and Switzerland at Estadi Nacional on October 10, 2016 in Andorra la Vella, .

Në fakt, sulmuesi i skuadrës së Wolfsburgut ka pësuar një lëndim kohë më parë duke këputur ligamentet dhe ende është duke u shëruar.

"Unë po shikoj nga dita në ditë, brenda kësaj jave do t'i kthehem fushave të futbollit, por shpresoj se do të jem gati deri në Kupën e Botës", tha Mehmedi për revistën zvicerane "Look".

Të martën e ardhshme, trajneri Vladimir Petkovic do të organizojë një mini-kamp në Feusisberg SZ të Zvicrës.

Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani ka pasur 49 paraqitje dhe ka shënuar shtatë gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app