Administrata e presidentit, Donald Trump ka pezulluar për tre muaj pothuajse të gjitha ndihmat e huaja, ndërsa autoritetet amerikane po verifikojnë se cilat nga këto ndihma i përshtaten politikës së presidentit “Amerika e para”.
Siç njofton zëriamerikës, organizatat humanitare dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, paralajmërojnë se vendimi do të rrezikojë jetë të panumërta në mbarë botën.
Shtetet e Bashkuara kanë ndarë pothuajse 70 miliardë dollarë ndihma të huaja gjatë vitit fiskal 2023, shumica përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID. Uashingtoni ofron shumicën e ndihmave humanitare në botë, përfshirë atë për mjekimin e pacientëve me virusin HIV përmes programit presidencial PEPFAR.
Ish-drejtoresha e USAID-t, Samantha Power, në një video të agjencisë thotë se USAID-i, ndër të tjera, ka reaguar ndaj 84 krizave në 66 vende duke ndihmuar dhjetëra miliona njerëz.
Trump bllokoi shumicën e këtyre ndihmave në përpjekje për të verifikuar nëse ato i përshtaten politikës së tij, “Amerika e Para”. Urdhri presidencial ndalon përkohësisht ndihmat për 90 ditë ndërsa kryhet rishikimi.
Shtëpia e Bardhë ofroi një sqarim të ngjashëm dhe për ndalimin e përkohshëm të granteve dhe kredive federale të martën. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt nuk sqaroi cilat programe të brendshme janë ndaluar.
“Gjatë katër viteve të fundit në kemi parë administratën Biden që shpenzon paratë pa përgjegjësi. Nuk jemi përballur pa arsye me krizë inflacioni në këtë vend. Është detyrë e kësaj administrate të sigurohet që të ketë llogari për çdo qindarkë të shpenzuar”, tha Leavitt.
Organizatat humanitare ngritën kambanat e alarmit mbi ndalimin e ndihmës së huaj, përfshirë atë për barazinë gjinore, zhvillimet e bizneseve dhe atë që vlerësohet me rëndësi të madhe, programin që ofron ilaçe për pacientët me virusin HIV. Zyrtarët e administratës Biden e kanë vlerësuar këtë si “shtyllë kyçe” të lidhjeve të Uashingtonit me vendet në zhvillim.
“Sekretari i Përgjithshëm është i shqetësuar mbi ndaljen e përkohshme të ndihmës së huaj nga Shtetet e Bashkuara. Ai bën thirrje për përjashtime shtesë nga lista e programeve të ndaluara për të vazhduar ndihmat për zhvillim dhe ato humanitare për komunitetet e rrezikuara në të gjithë botën. Jetët e tyre varen nga kjo përkrahje”, thotë Stephane Dujarric, zëdhënës i Kombeve të Bashkuara.
Projekti më i madh i USAID-it për vitin fiskal 2023 ishte ndihma jo ushtarake për Ukrainën me vlerë 14 miliardë dollarë. Organizatat humanitare thonë se ato mirëpresin rishikimin e fondeve nga taksapaguesit amerikanë, por jo ndalimin e tyre, ndërsa ndodh rishikimi.
“Nëse doni të rishikoni të gjitha ndihmat, bëjeni. Ofroni qartësi të plotë se çfarë kërkoni, por mos ndaloni ndihmat që mbajnë gjallë njerëzit ndërsa bëni rishikimin”, thotë Nicole Widdersheim nga organizata “Human Rights Watch”.
Analistët gjithashtu kanë shprehur shqetësim rreth ndikimit të menjëhershëm nga vendimi.
“Shqetësimi ynë i vërtetë ka të bëjë me ndikimin e menjëhershëm të ndalimit të ndihmës së huaj. Nuk duhet harruar se këto ndihma përfshijnë edhe projekte humanitare, si ajo për shpërndarjen e vaksinave, për shembull, për fëmijët në të gjithë botën me qëllim që ata të mos infektohen nga sëmundje ngjitëse”, thotë për Zërin e Amerikës, Esther Brimmer nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë.
Në lidhje me çështjet botërore të shëndetit publik, qëndrimi i presidentit Trump është i qartë. Presidenti i ri amerikan i nxori Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke përmendur si arsye shqetësimin se vendi kishte një barrë të padrejtë financiare si donatori më i madh i organizatës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon ‘sjelljen’ e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa