LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Rrogat e para të deputetëve të shkojnë për varfanjakët! (Foto)

Ademi: Rrogat e para të deputetëve të shkojnë për varfanjakët! (Foto)

Edmond Ademi, zyrtarë i lartë në LSDM dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv bën thirrje deri te të gjithë deputetët e sapozgjedhur, pagat për të cilat nuk i kanë marrë t’i dhurojnë për të varfanjakët, shkruan Ademi në profilin e tij në Facebook.

Kështu shkruan Ademi:


“Së shpejti kalojnë 30 ditët që nga konstituimi i Parlamentit. Për shkak se këto 30 ditë deputetët nuk janë mbledhur për seancë, sinqerisht rrogën e parë, të gjithë 120 deputetët, ta japin/dhurojnë për familjet e varfra, dhe ka shumë, të cilët në këto ditë shumë të ftohta të dimrit kohën e kalojnë në periudha të vështira. Kjo sigurisht se nuk do ta zgjidhë problemin, por besoj aq shumë se do ta zbusë”, shkruani Ademi. /Telegrafi/