Ademi, OBRM-PDUKM-së: A dëshironi që punët në korridorin 8 të zhvillohen si në autostradën Kërçovë-Ohër?

Ndryshimet ligjore që parashihen me marrëveshjen për ndërtimin e autostradave të korridorit 8 dhe 10d, janë në komisionet e Kuvendit.
Debati publiku, mes pushtetit dhe opozitës ka vazhduar edhe në këto seanca të komisionit. Opozita vazhdon ta kritikojë marrëveshjen, pasi e njëjta është e klasifikuar.
Për këtë, në njërin nga deputetët e OBRM-PDUKM-së ka reaguar edhe deputeti i BDI-së, Arbër Ademi. Ai pyeti opozitën aktuale, se a dëshirojnë që edhe më tej punët të zhvillohen siç janë zhvilluar në qeverinë e udhëhequr nga partia e tyre, kur për autostradën Kërçovë – Ohër edhe pse janë harxhuar rreth 600 milionë euro, realizim ende nuk ka.
“Pyetja kruciale është se a jemi apo nuk jemi për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10d? Gjithmonë mund të gjendet arsye për të kundërshtuar një ligj, një milion arsye që të kundërshtojmë një zgjidhje ligjore sado që të jetë e mirë. Jemi përballur me kritika se nuk ka investime kapitale, ja e kemi projektin më të madh në historinë e vendit që nga pavarësia e deri më sot.
Vetëm tua rikujtoj, në vitin 2013, gjersa bashkë kemi qenë në qeverisje është ndërtuar marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8. Qytetarët e dinë, gazetarët e dinë – deri më sot janë harxhuar 592 milionë euro para të qytetarëve. Ku është realizimi. Kësisoj duam t’i çojmë gjërat përpara, të harxhojmë 600 milionë euro sikurse kemi harxhuar deri më tani, apo dëshirojmë shpejtë, mirë, lirë dhe me cilësi të lartë?”, tha mes tjerash Ademi.
Shtoi se deputetëve të OBRM-PDUKM-së ua ka ofruar marrëveshjen, por të njëjtit e kanë refuzuar duke mos dhënë asnjë vërejtje për të plotësuar edhe ligjet që parashihen për t’u ndryshuar për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës