Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është shprehur i gëzuar me fitoren e Kosovës kundër Ishujve Faroe, si dhe është shprehur i kënaqur me tifozët dhe qytetarët e pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Përfaqësuesja jonë bëri një paraqitje mbresëlënëse për triumfin prej 2-0 që njëherësh është fitorja e parë në një garë zyrtare, për më shumë e realizuar në vendin tonë.
“Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa kur një fitore në shtëpi kurorëzohet duke qenë shembull në të gjitha aspektet dhe nuk ka pasur mundësi për përurim më të mirë të stadiumit dhe nderim të emrit të ‘Fadil Vokrrit’ se sa ajo që ndodhi mbrëmë nga ‘Dardanët’ dhe të gjithë qytetarët tanë”.
“Djemtë në fushë treguan respekt dhe kulturë të lartë sportive gjatë tërë 90 minutave, edhe pse presioni i fitores për ish-presidentin Vokrri ishte i jashtëzakonshëm te secili prej tyre, derisa ‘Dardanët’ dhe të gjithë qytetarët që ishin në stadium me animin e tyre shembullor treguan se sa të civilizuar jemi dhe sa shumë e duam vendin tonë”, ka thënë kreu i FFK-së.
Më poshtë është falënderimi i plotë i presidentit Agim Ademi:
Fitorja e arritur mbrëmë kundër Ishujve Faroe dhe paraqitja fantastike e djelmoshave të Kombëtares në fushë, por edhe e “Dardanëve” dhe të gjithë qytetarëve në tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ na ka bërë krenarë të gjithëve. Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa kur një fitore në shtëpi kurorëzohet duke qenë shembull në të gjitha aspektet dhe nuk ka pasur mundësi për përurim më të mirë të stadiumit dhe nderim të emrit të Fadil Vokrrit se sa ajo që ndodhi mbrëmë nga ‘Dardanët’ dhe të gjithë qytetarët tanë. Djemtë në fushë treguan respekt dhe kulturë të lartë sportive gjatë tërë 90 minutave, edhe pse presioni i fitores për ish-presidentin Vokrri ishte i jashtëzakonshëm tek secili prej tyre, derisa ‘Dardanët’ dhe të gjithë qytetarët që ishin në stadium me animin e tyre shembullor treguan se sa të civilizuar jemi dhe sa shumë e duam vendin tonë. Mbrëmë, ne, i treguam Evropës dhe botës, se jemi evropianë të vërtetë me plotë kuptimin e fjalës dhe me organizimin dhe sjelljen e shkëlqyeshme të tifozëve e lartësuam emrin e Kosovës dhe e nderuam në mënyrën më të mirë të mundshme legjendën tonë, Fadil Vokrri, për çka morëm përgëzimet edhe nga sekretari gjeneral i UEFA-s, Theodore Theodoridis. Prandaj, në emrin tim dhe të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, edhe një herë e uroj të gjithë popullin si brenda Kosovës ashtu edhe në të gjitha vendet e botës ku jetojnë e veprojnë, për këtë fitore historike, të parën në stadiumin që për ne është i shenjtë, pasi e bartë emrin e njeriut që tërë jetën ia kushtoi futbollit dhe që e çeli shtegun e daljes tonë në arenën ndërkombëtare. Po ashtu e uroj dhe e falënderoj stafin e Kombëtares për punën e shkëlqyeshme, uroj dhe falënderoj djemtë tanë për përkushtimin, emocionin dhe spektaklin që e dhuruan në mbrëmjen e kaluar për herë të parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe jam i bindur se ata do të na gëzojnë edhe me shumë fitore tjera. Falënderoj të gjithë krerët e institucioneve më të larta shtetërore, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, si dhe të gjitha institucionet tjera që ishin në këtë event dhe që në vazhdimësi janë përkrah futbollit. Nuk dyshoj se së bashku do të ecim përpara dhe do të kemi një ardhme të ndritur në futboll, pasi e kemi udhërrëfyesin tonë – Fadil Vokrri. Falënderoj të gjitha ekipet e përfshira në organizimin e ndeshjes si Policinë e Kosovës e kompaninë ‘Besa Security’ për punë të shkëlqyeshme, hotelin ‘Emerald’ për kateringun e mrekullueshëm, ‘Ujin e Alpeve’, drejtorinë e stadiumit, e sidomos ekipin e FFK-së për një organizim të shkëlqyeshëm si dhe ‘Dardanët’ dhe të gjithë të pranishmit e tjerë që kanë qenë fantastik me animin dhe koreografin e krijuar në tribuna dhe shembullor me sjelljet e tyre gjatë tërë ndeshjes.
Edhe një herë ju falënderoj nga zemra dhe na priftë e mbara në ndeshjet e ardhshme.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ka ndërruar jetë Oliver Miller, basketbollisti më me mbipeshë në historinë e NBA

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker