LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Detyrim shtetëror ta quajmë ekipin e Kosovës në futboll si Kombëtare e Kosovës

Ademi: Detyrim shtetëror ta quajmë ekipin e Kosovës në futboll si Kombëtare e Kosovës

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se është detyrim shtetërorë që ekipi i Kosovës në futboll të quhet Kombëtarja e Kosovës.

Ademi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka shtet që nuk e ka një kombëtare.


“Nëse flasim në aspektin shtetërorë, ne detyrimisht ekipin e futbollit duhet ta quajmë “kombëtare’. Është e qartë se ne kemi qenë të mishëruar me Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa tonën  e kemi quajtur përfaqësuese”.

“E rëndësishme është që këta po e bëjnë historinë, e në fakt edhe historinë e shtetit. Tani e tutje mund ta quajnë si të dëshirojnë, por unë e konsideroj kombëtare sepse një komb i tërë po entuziazmohet pas kësaj kombëtareje pasi po jep rezultate dhe po na bën krenarë”, tha Presidenti i FFK-së, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, Fidan Rama, nga ana tjetër ka thënë se ka raste tjera si Skocia apo Uellsi që luajnë futboll por nuk përfaqësojnë një komb.

“Nuk pajtohem që kjo skuadër të përfaqësoj një komb, ajo mund të quhet përfaqësuese por jo kombëtare. Kam dilema nëse duhet të quhet kombëtare apo përfaqësuese”, tha Rama, përcjell Telegrafi.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se Kosova në UEFA dhe FIFA është pranuar si shtet dhe sipas tij çdo shtet e ka ekipin e vet kombëtar.

“Tash gjithkush e ka të çartë se kemi të bëjmë me Kombëtaren e Kosovës. Është çështje tjetër që nëse dikush e konsideron se ashtu siç ne e quajmë ekipin e Kosovës po e “sulmojmë” Kombëtaren e Shqipërisë. Ne dhe Shqipëria jemi shtete të pavarura dhe secili shtet duhet të ketë kombëtaren e vet. Ky duhet të jetë debat i mbyllur”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori