LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Biseduam me Bankën Botërore për kushte më të mira në shkollat fillore

Ademi: Biseduam me Bankën Botërore për kushte më të mira në shkollat fillore

Ministri Arbër Ademi sot në Shtip deklaroi se “Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në bisedime me Bankën Botërore për përmirësimin e infrastrukturës në shkolla”.

“Ne jemi në shekullin 21 dhe është e palejueshme që në ndonjë shkollë të mos ketë ende mikroskop, të mos ketë epruveta, harta gjeografike. Punojmë në zgjidhjen sistematike, ku do të përfshihen të gjitha shkollat fillore”, tha ministri Ademi në deklaratë për mediat në Shtip ku ishte mori pjesë në debatin për Draft-ligjin për arsim fillor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ademi theksoi se në vitin akademik 2019-2020 do ta zgjerojnë edhe projektin e arsimimin të dyfishtë në komuna tjera, që për momentin përfshin 200 nxënës nga shkollat profesionale nga Shkupi, Kavadari dhe Ohri.


I pyetur nëse do të rriten pagat e arsimtarëve në shkollat e mesme dhe fillore, Ademi shpreson se pagat do të rriten gjatë vitit 2020.

Veles, paralelja në gjuhën shqipe rrezikon të mbyllet
Lexo po ashtu Veles, paralelja në gjuhën shqipe rrezikon të mbyllet

Në lidhje me rikonstruimin e Qeverisë, ministri Ademi thotë se ai vazhdon me punën e tij.

“Vazhdojmë me agjendën tonë. Për mua më e rëndësishme është që personalisht t’i dëgjoj diskutimet me arsimtarët, bashkëpunëtorët profesional dhe përfaqësuesit e vetëqeverisjes vendore. Vazhdojmë me agjendën”, shtoi Ademi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori