Në kuadër të Epopesë së UÇK-së, e cila po mbahet me 5, 6 dhe 7 mars, qytetarë të shumtë po e vizitojnë Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ciceroni i Kompleksit Memorial, Xhevat Imeri, i cili po shoqëron këta vizitorë, ka rrëfyer rënien e familjes Jashari.
Ai për Telegrafin ka thënë se ky mars sjell kujtime të hidhura, por edhe krenare.
“Tash e 21 vite më parë meqenëse lidhen 5,6,7 mars, është vendi, kulla, ajo pjesë që nga mbetur nga ajo kohë. E gjithë ajo luftë e zhvilluar këtu sot ka gjurmë pas 21 vitesh. Kanë mbetur gjurmët e rezistencës, të granatimeve, predhat, goditjet që kanë ardhur. Këtu është objekti ku është bërë jeta e Jasharajve. Këta në atë kohë njiheshin si familje e pasur, por nuk e kishin lirinë. Familja kishin gjuhë të përbashkët, dhe kanë ardhur në përfundim që edhe po të kesh pasurinë e botës, po se ke lirinë, atëherë s’ke asgjë”, ka thënë Imeri.
Imeri ka treguar sulmet e para që i ishin bërë familjes Jashari.
“Ajo çka bie në sy është bodrumi i shtëpisë. Tek sulmet e para që kanë qenë më të lehta, gra edhe fëmijë kanë qenë të pozicionuar aty. Kanë ardhur goditje nga të gjitha anët, ka pasur kamera ku është bërë monitorimi i familjes. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ka pasur lëvizje më të shpeshta. Dhe gjuajtja që erdhi vije mbrapa bodrumit është fatalja. E vetmja është Besarta ajo që i mbijeton asaj gjuajtje, e cila shkon në kuzhinë dhe i kalon tërë ato momente të luftës. Derisa ajo qëndronte e fshehur aty, pjesa e familjes të cilët ishin të plagosur i kërkonin ujë të pinin, por që ajo thotë se ishte përpjekur t’ua dërgonte mirëpo nuk kishte pasur guxim. Kështu fatkeqësisht me kohë familja vdesin. Pasi hyjnë forcat e shohin se a është vrarë Adem Jashari, e marrin Besartën, dhe në atë moment ishte Blerina 7 vjeçare e cila kishte mbetur gjallë e plagosur”, ka treguar ai.
Sipas tij forcat serbe pasi që e kanë marr Besartën i kishin shikuar të gjitha kufomat me të.
“Të gjitha kufomat ata i kanë shoqëruar me Besartën përdore që ta shkatërronin psiqikisht, sepse ajo ishte 11 vjeçare. Me kalimin e kohës e kanë dërguar në Fabrikë të Municionit ku e kanë keqtrajtuar në mënyrë psiqike. Më vonë e kanë liruar ku e kanë dërguar në Skënderaj”, është shprehur ai.
Imeri ka treguar edhe rënien e komandantit Adem Jashari.
Ai ka thënë se Ademi është vrarë me këngë.
“Në ahrije dhe shtallë, kanë qenë pozicionet e Adem Jasharit, dhe Osman Gecit nga Llausha daja i tij. Ata erdhën vonë atë natë në orë 12:00 nga fshati Ticë që ka qenë spitali ushtarak. Erdhën në familje dhe gjatë asaj kohë sa po bëheshin luftimet Shabani dhe Osmani janë vrarë në Odë. Në shtëpinë afër Odës është vrarë Hamza, i cili ka qenë i goditur me armatim të rëndë në gjoks. Adem Jashari, sipas Besartës është vrarë përball derës së bodrumit, dhe është vrarë i parafundit në familje. Besarta thotë se lufta shoqërohej me këngë për t’iu dhënë kurajo dhe moral. Ajo thotë se në momentin që është ndal kënga e ka kuptuar që është vrarë Adem Jashari”, ka thënë ai duke treguar se tani ky memorial ka vizitorë të shumtë. Kemi vizitorë nga të gjitha vendet, dhe nga jashtë Kosovë. Kontributi i kësaj familje dhe i dëshmorëve tanë që dhanë dhënë jetën dhe gjakun kanë bërë që ne ta e jetojmë këtë liri”, ka thënë ai./Telegrafi/
Më poshtë po ju sjellim disa fotografi të realizuara nga Telefrafi në ditën e dytë të “Epopesë së UÇK-së” nga Kompleksi Memorial në Prekaz:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025