Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina ismaili, ditë më parë mori vëmendjen e shumë prej ndjekësve të saj në rrjetet sociale, duke u shfaqur më ndryshe se zakonisht.

Ajo pozoi me veshje tradicionale shqiptare dhe duket se një gjë të tillë ka vendosur ta bëjë sërish, në një set të ri fotografish që i ka publikuar për fansat e saj në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.


Në imazhet e reja, Ismaili shihet e veshur me fustanellë të bardhë dhe jelekun tradicioanl të quajtur "dallamë" në zhargonin popullore.

291423476 462679479002055 6112652895455469843 n

Pëlqimet dhe komentet që ka marrë nga ndjekësit kanë qenë të shumta, shumica prej të cilave kanë qenë komplimente për dukjen e saj.

Adelina përndryshe vazhdon të jetë pranë shikuesve përmes emisionit të saj të përjavshëm "Tete a tete", ku nga java në javë realizon intervista me të ftuar të ndryshëm.

290813869 159173889960173 5306858815314644332 n

Ndërkohë, sa i përket muzikës ajo ka kohë që nuk ka sjell për fansat e saj diçka të re në këtë aspekt. /Telegrafi/

290603937 567981464712306 8574882546717981818 n