LAJMI I FUNDIT:

Adele planifikon të vazhdojë me koncerte – mund të fitojë deri në gjashtë milionë euro për një performancë

Adele planifikon të vazhdojë me koncerte – mund të fitojë deri në gjashtë milionë euro për një performancë
Adele

Pasi së fundmi zbuloi se do të bëjë një pauzë nga karriera e saj muzikore, Adele, aktualisht është duke negociuar koncertet për vitin e ardhshëm.

Siç raportojnë mediat britanike, këngëtarja 36-vjeçare po planifikon një seri koncertesh të mëdha vitin e ardhshëm.

Thuhet se është në bisedime për të interpretuar në stadiumin Tottenham Hotspur me kapacitet prej 60,000 veta.


View this post on Instagram

A post shared by Adele (@adele)

Ndonëse deklaroi se kishte në plan të bënte një pushim më të gjatë, megjithatë vendosi t’i zgjasë dhe të vazhdojë me një sërë performancash të shkëlqyera.

Një burim i afërt me këngëtaren tha për Mirror se nëse Adele pranon të mbajë koncerte, ajo mund të fitojë deri në gjashtë milionë euro për performancë.

Adele nuk dëgjon mirë për shkak të infeksionit: Është gjëja më e dhimbshme që më ka ndodhur, ishte më e keqe se të lindja
Lexo po ashtu Adele nuk dëgjon mirë për shkak të infeksionit: Është gjëja më e dhimbshme që më ka ndodhur, ishte më e keqe se të lindja

“Ka një ofertë që Adele të performojë më në fund në stadiumin e Spurs, i cili ka qenë ëndrra e saj prej vitesh. Ajo e do klubin dhe sigurohet që të mos humbasë kurrë një ndeshje”, thanë ata.

Meqë ra fjala, Adele aktualisht është duke përfunduar shfaqjet e saj në Las Vegas. Gjithashtu këtë verë, mbajti 10 koncerte në Mynih, e më pas tha se publiku nuk do ta shohë në skenë për një kohë të gjatë.

View this post on Instagram

A post shared by Adele (@adele)

Sa për kujtesë, ajo ka treguar para publikut se është infektuar me një “bakter të rrallë uji”, i cili është shumë i vështirë për t’u kuruar.

Ylli i famshëm e përshkroi infeksionin e veshit si përvojën më të dhimbshme që ka pasur dhe se ka ndodhur gjatë turneut të saj në Mynih. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Magazina
Kalo në kategori