Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të arrihet sa më shpejt, sepse zvarritja e këtij procesi i konvenon Serbisë.
“Unë jam një prej ithtarëve më të mëdhenj që të kemi marrëveshje Kosovë-Serbi sa më shpejt dhe sa më herët. Zhagitja e marrëveshjes që në fund e sjell njohjen e Kosovës nga Serbia i ka konvenuar më së shumti Serbisë dhe ka bërë çmos që ta shtyjë. Ka gjetur shumë arsye, shpesh edhe të pakuptimta, që të largohet nga tavolina e dialogut. Por, edhe ne si Kosovë kemi dhënë arsye që ata të veprojnë ashtu. Koha nuk po punon për neve. Sikur ta arrinim marrëveshjen me Serbinë shumë më herët, gjithsesi se do të dilnim më mirë. Çfarëdo vonese neve na vë në një pozitë më të keqe. Pozicioni dhe imazhi i Kosovës është vështirësuar në BE, derisa ai i Serbisë është përmirësuar. Koha është shumë esenciale. Ne duhet sa më herët që ta zëmë këtë hap dhe ofansivën amerikane që e kemi parë ditëve të fundit duhet ta shfrytëzojmë që të arrijmë marrëveshjen finale me Serbinë dhe të sjellim njohjen e Serbisë për Kosovën”.
Abrashi në Klan KosovA ka folur edhe për taksën 100 për qind – të cilën I Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka kërkuar që të hiqet.
Ai ka thënë se sot do ta hiqte taksën, para se ambasadori Grenell të nisej nga Kosova për ne Beograd.
“Taksa që u përmend nga ambasadori Richard Grenell dhe ndalesa e fqinjësisë së keqe të Serbisë – duke përfshirë bllokadën në UNESCO, INTERPOL, BE dhe tërheqjen e njohjeve – kanë qenë dy kërkesa të tij, përpos përkrahjes që do të na japin në dialog dhe zhvillim ekonomik. Këto të dyja janë shumë të lehtë për t’u bërë. Zgjedhjet në Kosovë janë kryer, efekti i taksës është prodhuar dhe është përmbyllur. Çmimet janë rritur, derisa eksportet e Kosovës janë zvogëluar. Çfarë po na duhet ajo taksë, posaçërisht kur largimin e saj po e kërkon vet presidenti i SHBA-ve Donald Trump. Qeveria e cila është në detyrë, nëse do të dinte të reagonte mirë, sot para se të shkojë Grenell atje që t’i japë një armë të fuqishme atij dhe presidentit Donald Trump karshi politikës në Ballkan do të duhej ta tërhiqte taksën. Kështu, krejt barra politike në Ballkan do t’i binte Ivica Daçiqit, Aleksandar Vuçiqit dhe krejt asaj administrate pse ata po punojnë kundër Kosovës. Nuk e di se çfarë po ju duhet kjo taksë. Unë do ta hiqja sot taksën – para se të shkonte Richard Grenell në Serbi për t’i thënë që ne i kryejmë detyrat tona dhe Serbia duhet të ndalë pengesat kundrejt Kosovës dhe të garantojë fqinjësi të mirë”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?