LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Po, reja e kryeministrit u punësua në një projekt të MPMS

Abrashi: Po, reja e kryeministrit u punësua në një projekt të MPMS

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka konfirmuar se reja e kryeministrit Isa Mustafa është punësuar në Ministrinë që ai drejton.

Abrashi në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se bashkëshortja e djalit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa është punësuar në një projekt.


Ai ka thënë poashtu se në këtë pikë nuk ka asgjë kundërligjore dhe se nuk është asgjë konflikt interesi.

“Është gjithçka ligjore. Është angazhuar me një projekt dy tre mujor”, tha Abrashi./Klan Kosova/