LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Kurti u tall me zyrtarët amerikanë dhe Shtëpinë e Bardhë

Abrashi: Kurti u tall me zyrtarët amerikanë dhe Shtëpinë e Bardhë

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi ka akuzuar Albin Kurtin për raportet e Kosovës me Amerikën.

Abrashi në “Debat Plus” ka thënë se Kurti vazhdimisht ka pasur qasje kundër Amerikës.

“Ne e kemi parë zotin Kurti disa herë duke u tallur me zyrtarët amerikanë. Zoti Kurti është tallur me zotin Grenell…Nxjerrja e dokumenteve sikurse ato të NATO-s është më shumë se tallje. Për ne si LDK ky veprim nga Kurti ishte i papranueshëm dhe realisht ky do të duhet të ishte sinjali i parë për ndërprerje të bashkëpunimit. Në fjalimin e tij Kurti e ka përmendur Shtëpinë e Bardhë si shtëpi të verdhë e me emra të tillë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së ka vijuar edhe më tej me akuza duke etiketuar Kurtin.

“Disa javë Kurti nuk i është përgjigjur thirrjeve nga Departamenti i Shtetit. Ka video të Kurtit ku e quan Amerikën si forcë imperialiste që ka intervenuar në Kosovë për interes të tyre. Pra kjo është në përgjithësi qasja antiamerikane e Kurtit”, tha ndër të tjera Arban Abrashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori