LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: 40 milionë euro ndahen vetëm për pensionet e veteranëve

Abrashi: 40 milionë euro ndahen vetëm për pensionet e veteranëve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, duke treguar për skemat e reja pensionale në Kosovë, ka folur edhe për çështjën e veteranëve.

“Janë rreth 40 milionë euro që shkojnë vetëm për veteranët. Ne bëjmë shpërndarjen e pensioneve për të gjithë ata që plotësojnë kushtet. Me veteranë jemi pajtuar të jetë shuma prej 0.7 % të GDP-së. Kemi rreth 90 milionë për këtë skemë dhe për skemën e pensioneve familjare”, tha Abrashi në Info Magazine të Klan Kosovës, ku ka treguar se në bazë të një udhëzimi të vitit të kaluar, ata që nuk janë banorë të përhershëm të Kosovës kanë filluar të përjashtohen nga lista e pensioneve.

Ai ka thënë poashtu se politizimi ka ndikuar në temat dhe çështjet sociale në Kosovë.


“Fatkeqësisht ekziston një politizim i secilës temë dhe merren me tema që nuk kanë efekt në jetën e qytetarëve. Kjo ka ndikuar negativisht në shumë tema që lidhen me çështje sociale”.

“Nëse ka presion më të madh nga publiku për një temë të veçantë kjo bën që ne të ngrisim zërin që të kërkojmë më shumë për zgjidhjen e tyre. Ne po i japim rëndësi disa temave që nuk janë shumë në interes të qytetarëve”, tha Abrashi.

Ai ka treguar se në Kosovë kanë filluar së zbatuari dy skema të reja pensionale, pensioni invalidor dhe ai familjar.

“Siç e dojnë rregullat këto skema të reja hynë fuqi dhe qytetarët mund të marrin aplikacionet për këto skema penisonale. Janë dy skema të reja të cilat kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve”.

“Nga sot qytetarët mund të shkojnë t’i vizitojnë zyret e pensioneve dhe nga e hëna të aplikojnë. Mendoj që është lajm i mirë për Kosovën”, tha ministri Abrashi. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori