LAJMI I FUNDIT:

Abramovich financoi fshehurazi klubin holandez duke investuar 117 milionë euro

Abramovich financoi fshehurazi klubin holandez duke investuar 117 milionë euro

Sipas dokumenteve të siguruara nga The Guardian, oligarku rus Roman Abramovich financoi fshehurazi klubin holandez Vitesse dhe e financoi atë për vite me radhë gjatë periudhës kur ai ishte gjithashtu pronar i Chelseat.

Hetimet nga Federata e Futbollit të Holandës nuk arritën të zbulonin ndonjë lidhje financiare midis Abramovich dhe Vitesse dhe arritën në përfundimin se oligarku rus nuk kishte asnjë ndikim menaxherial në klubin holandez.

Si Vitesse nën pronarët e atëhershëm, ashtu edhe Chelsea nën Abramovich, mohuan se oligarku rus ishte i përfshirë në financimin e klubit holandez.


Megjithatë, informacioni financiar ka dalë në dritë dhe dokumentet zbulojnë për herë të parë të paktën 117 milionë euro financime sekrete nga Abramovich për të marrë përsipër Vitesse.

Dyshimet për lidhjen vazhduan sepse Chelsea përdorte Vitessen, si një klub partner, ku përfshiheshin lojtarë ende të papërgatitur për kërkesat e Ligës Premier.

Kaq shumë lojtarë të Chelseat që shkuan në Vitesse në formë huazimi gjatë viteve 2010, duke përfshirë dy yjet aktual Mason Mount dhe Armando Broja.

Rregullat e UEFA-s janë të qarta për çështje të tilla dhe kërkojnë që klubet që luajnë kundër njëri-tjetrit të jenë në pronësi të pavarur për të siguruar integritetin e garës.

Vitesse ka përfituar këto 117 milionë euro deri në fund të 2015.

Kujtojmë se Abramovich e bleu Chelsean në vitin 2003 pasi në mënyrë të dyshimtë u bë miliarder rus i naftës dhe gazit dhe vitin e kaluar u detyrua ta shiste pasi ishte nën sanksione për shkak të pushtimit rus të Ukrainës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori