LAJMI I FUNDIT:

Abdullahu: VV nuk po e tregon strategjinë për dialog me Serbinë

Abdullahu: VV nuk po e tregon strategjinë për dialog me Serbinë

Rifillimi i dialogut me Serbinë është kërkesë e ShBA-së, por edhe BE-së. Në takimet që kryeministri kishte me ambasadorin amerikan, por edhe shefen e BE-së, u theksua nevoja e përshpejtimit të procesit të dialogut me Serbinë.

Por njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Abdullahu, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk do të jetë i lehtë për këtë qeveri.


Abdullahu ka thënë se dy partitë në koalicion duhet të jenë unike, në mënyrë që të dalin fituese nga marrëveshja përfundimtare.

“Është shumë e rëndësishme dhe duhet të presim që të shohim se cila do të jetë qasja e Qeverisë Kurti. Nuk do të jetë aspak e lehtë, bazuar në atë qasje e ka pasur më herët, bazuar në atë që tani duhet të koordinojë punët me LDK-në dhe me një qëndrim të përbashkët që të dalin unik. Çfarëdo variante që t’i bishtnohet dialogut duke u thirr me patriotizëm se taksa nuk duhet të hiqet, duhet të gjendet përgjigja se çka tjetër pas taksës. E si t’ia bëjmë që të hyjmë në dialog, ngase tani nuk është koha e fjalëve, patriotizmit por kërkohet guxim institucionalist, për më shumë kërkohet këto dy forca politike që dolën fituese, t’i hyjnë dialogut pa hamendësime, por me strategjike të përgatitura më herët dhe me unitet që se kishim deri më tani, që të jemi përballë Serbisë unik me qëllim të nxjerrim përfitime ne me shumë se çfarëdo mënyre që mund të nxjerrë Serbinë”, ka thënë Abdullahu për Ekonomia Online.

Abdullahu ka kritikuar politikën e Lëvizjes Vetëvendosje karshi dialogut, duke thënë se nuk po tregohet e sinqertë ndaj qytetarëve,  sepse nuk po tregon strategjinë që ka përballë Serbisë.

“Ajo çfarë ka bërë Kurti përgjithësi Vetëvendosje është që i kanë anashkaluar çështjen e dialogut, dhe tani ne po shohim edhe pse janë të rëndësishme çështjet e korrupsionit, nepotizmit, dialogu është esenca kruciale, është diçka me patjetër duhet të merremi. Është dashur edhe më herët të jenë të sinqertë me qytetarët, t’iu tregojnë se çfarë strategjie kanë e jo tani të ballafaqohen me dialogun duke vepruar at-hoc, pa e menduar gjatë, pra nëse është kështu, unë kam drojë se mund të pësojmë nga doalogu të fitojë Serbia më shumë se ne”, ka thënë Abdullahu.