LAJMI I FUNDIT:

Abdullahu thotë se sivjet s’ka marrëveshje me Serbinë

Abdullahu thotë se sivjet s’ka marrëveshje me Serbinë

Analisti Faton Abdullahu po vlerëson se nuk ka dallime në mes të mesazheve të Gjermanisë dhe SHBA-ve lidhur me idenë për korrigjimin e kufirit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij, kosovarët duhet të jenë tejet të kujdesshëm me interpretimet.


“Unë nuk shoh dallime dhe është e dëmshme nëse ne me interpretimet tona i vendosim në pozicione të kundërta. Nuk kemi fakte, këto janë indicie apo interpretime. Unë nuk i konsideroj të drejtpërdrejta”, tha Abdullahu, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Abdullahu, që ishte këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa,  theksoi se në qoftë se diskutohet për idenë e korrigjimit të kufirit, Presidenti Hashim Thaçi është ai i cili duhet të jetë shumë i qartë dhe jo, siç e quajti ai “kaq enigmatik”.

Ndërsa një marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, për analistin nuk është e mundshme këtë vit.

“Nëse flasim për arritjen e një marrëveshje këtë vit, konsideroj se është shumë rëndësishme të kuptohet se sa mund të krijojë marrëveshje ky konstalacion, ky kuvend, ky koalicion. A mund të jenë këta të determinuar dhe a mund të jenë këta unik?”

“Unë konsideroj që jo. Sot PAN nuk është unik për të qenë të fortë në përballje me Serbinë. Edhe shumë vite tjera ky koalicion nuk mund ta bëjë një gjë të tillë”, tha Abdullahu.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori