LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Do të ishte gabim nëse Isa Mustafa do ta refuzonte Thaçin për takim (Video)

Abdixhiku: Do të ishte gabim nëse Isa Mustafa do ta refuzonte Thaçin për takim (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se do të ishte gabim nëse mbrëmë Isa Mustafa do ta refuzonte takimin me Hashim Thaçin.

Abdixhiku, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se është obligim i Kryetarit të partisë më të madhe opozitare të takohet me të gjithë faktorët politikë në vend.

“Po të ketë nevojë, dhe po të ketë situata të reja të relacioneve me SHBA-në ne do të duhej të takoheshim me të gjithë”.


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se Mustafa është takuar edhe me lidëerët tjerë institucionalë dhe partiakë.

“Për mendimin tim do të ishte gabim nëse Isa Mustafa do të refuzonte takimin me secilin nga liderët institucional. Dy javë më parë Mustafa ka takuar edhe Kryeministrin e vendit, është takuar edhe me liderin e NISMA-s edhe me liderin e Vetëvendosjes”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Abdixhiku ka thënë se pozicioni i LDK-së nuk ndryshon me një takim që kryetari Mustafa e ka bërë me Presidentin Thaçi.

“Partitë politike duhet të jenë të informuara për rrethana politike të caktuara. Është me rëndësi të dihet se nuk ndryshon pozicioni i LDK-së me një takim. Mos të dyshojnë njerëzit në pozicionin e LDK-së për shkak të një takimi”.

Ai tha se për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të pakorrigjueshëm dhe të panegociueshëm.

“Pozicioni i LDK-së është se kufijtë e Kosovës janë të pakorrigjueshëm dhe të panegociueshëm. LDK ka një pozicion, njerëzit e LDK-së mund të kenë qëndrime të ndryshme”, tha ndër të tjera Lumir Abdixhiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Meriman Suka, atashe ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi

Meriman Suka, atashe ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi

Siguri
Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Shëndetësi
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Operacioni

Operacioni "Befasia" sekuestron drogë në Mitrovicë - arrestohet një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori