LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Autostrada e Anamoravës do të bëhet dhe pikë

Abdixhiku: Autostrada e Anamoravës do të bëhet dhe pikë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka thënë se Autostrada e Anamoravës do të bëhet brenda këtij mandati qeverisës.

Sipas tij, kjo është pika e parë e programit të Qeverisë Kurti.

“Autostrada e Anamoravës do të bëhet dhe pikë. Brenda këtij mandati qeverisës. Është pika e parë infrastrukturore e programit të qeverisë së re. Por do të bëhet sipas ligjeve në fuqi. Sipas Buxhetit 2020! Me ligj dhe mirë”, shkruan Abdixhiku.


Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, tha po ashtu se sot ka takuar zyrtarë të Bankës Botërore, me të cilët tha se do të përshpejtojnë marrëveshjen për një kredi prej 60 milioni euro investime.

“Sot takova zyrtarët e Bankës Botërore. U dakorduam të përshpejtojmë marrëveshjen për kredi që kishte mbetur në harresë. 60 milionë euro investime në ujëra për ndërtimin e digave në regjionin e Gjilanit dhe kështu adresimin e problemit të thatësisë njëherë e mirë”, shkruan Abdixhiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

Drejtësi
Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shëndetësi
Kalo në kategori