Abdixhiku paralajmëron shkarkimin e Xhafer Tahirit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas marrëveshjes paszgjedhore të arritur në Vushtrri mes kandidatit të LDK-së për kryetar të komunës, Xhafer Tahiri, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli.
Abdixhiku ka theksuar se partia nuk do të qëndrojë pasive ndaj këtij veprimi dhe ka paralajmëruar se pas përfundimit të balotazhit do të merren vendimet përkatëse brenda LDK-së.
“Për punë të shtëpisë merremi na vet. Më pritni pak. Më leni këto 20 ditë me garën… se kur ulesh aty e shtrin qafen, e ke kryetarin e një partie tjetër prapa, e s’e ke kryetarin tënd. Kjo s’është përfaqësim i denjë”, ka deklaruar Abdixhiku në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Ky reagim vjen pasi marrëveshja Tahiri–Meholli është parë si një hap i papritur që ka shkaktuar reagime brenda strukturave të LDK-së, në prag të balotazhit të zgjedhjeve lokale.


















































