LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku në “takimet e Dom Mikelit”: Ibrahim Rugova ishte politikan e intelektual i madh

Abdixhiku në “takimet e Dom Mikelit”: Ibrahim Rugova ishte politikan e intelektual i madh

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka marr pjesë në manifestimin tashmë tradicional ‘Takimet e Dom Mikelit’.

Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se mes personaliteteve të shquara vendore, shqiptare e ndërkombëtare, u nderua figura e Presidentit Rugova në 80-vjetorin e lindjes së tij.

Postimi i plotë i Abdixhikut:


Këtë mëngjes isha në Stubëll. Aty morra pjesë në manifestimin tashmë tradicional ‘Takimet e Dom Mikelit’.

Mes personaliteteve të shquara vendore, shqiptare e ndërkombëtare, u nderua figura e Presidentit Rugova në 80 vjetorin e lindjes së tij.

Stublla shquhet për një traditë të begatshme në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore e të arsimit shqip, fillimet e së cilit, siç thonë historianët, janë të para vitit 1905-s, kur u legalizua Shkolla e Parë Shqipe me mësues, priftin e patriotin, Dom Mikel Tarabulluzin.

Për mua dhe LDK-në, Stublla me shkollën e saj, me Muzeun e Shkollës së parë, me historinë e Martirëve të Karadakut të shekullit XIX, me këtë manifestim kaq të bukur, me një mërgatë të shkëlqyeshme dhe me vlera tjera që ngërthen, përbën një vlerë specifike për tërë Kosovën tonë.

Prandaj ishim të nderuar, që këtë vit, ky manifestim, shënohej rreth Ibrahim Rugovës.

Ibrahim Rugova, para se të ishte politikan i madh, ishte intelektual i madh, njeri i artit e letërsisë, që besonte te kultura, tradita e vlerat e demokracisë perëndimore, dhe për të, kultura ishte arma më fuqishme për t’ia ndalë hovin së keqes. Një mision të tillë, në një formë tjetër, e kanë luajtur edhe “Takimet e Dom Mikelit”, duke afirmuar vlerat pozitive të historisë sonë e duke dhënë shembuj të mirë për breznitë e reja, siç ishte dita e stome, nderimi që po i bëjmë Ibrahim Rugovës, themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe kontributit të tij për Kosovën tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori