Abdixhiku: Kur shteti bllokohet, qytetet si Suhareka mbeten pa investime e përkrahje

“Kur shteti bllokohet, qytetet si Suhareka mbeten pa investime, projekte dhe përkrahje”, ka deklaruar i pari i LDK-së, njëherësh kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit në Suharekë.
Ai kritikoi çasjen e qeverisë në detyrë karshi zhvillimit, dhe jo vetëm.
“Viti i fundit ka qenë vit i bllokadës institucionale, ndërsa pesë vitet e fundit kanë qenë vite të humbura për Kosovën. Institucionet janë paralizuar. Vendimmarrja është bllokuar”, tha ai.
Abdixhiku po ashtu potencoi se konfliktet politike dhe shkeljet kushtetuese kanë prodhuar pasiguri.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































