Abdixhiku: Dehari ka shkelur Kushtetutën, presim vendimin e Gjykatës

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas dështimit të tentativës së 52-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës tha se masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese është lajm i mirë për vendin.
Abdixhiku tha se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka shkelur Kushtetutën e vendit, teksa shtoi se është përmbysur rendi kushtetues.
"Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është shenjë e mirë që është vendosur masa e përkohshme. Kryesuesi ka shkelur Kushtetutën dhe kjo është një përmbysje e rendit kushtetues. Ne presim të ketë vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për lëndën tonë deri më datë 10 gusht", tha Abdixhiku.
Kujtojmë që vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për të shtunën, në ora 14:00. /kp/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































