Abdixhiku: Arritja e marrëveshjes për demarkacionin, fund i viteve të humbura pa kuptim

Deputeti i Lidhjes Demokratike në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku, arritjen e marrëveshjes për demarkacionin e ka vlerësuar si lajm të mirë për Kosovën.
Gjithashtu, sipas tij, është fund i viteve të humbura pa kuptim dhe fillim i mundësisë për lëvizje të lirë.
“Arritja e marrëveshjes mbi propozomin e LDK-së është lajm i mirë për Kosovën. Është fund i viteve të humbura pakuptim, e fillim i mundësisë për lëvizje të lirë. Republika fiton sot. Një falenderim të veçantë gjithë qytetarëve që na mbështetën në vazhdimësi”(sic), ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/02/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































