LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq për “Ballkanin e Hapur”: Kemi nevojë për këtë nismë rajonale

Abazoviq për “Ballkanin e Hapur”: Kemi nevojë për këtë nismë rajonale

Në një deklaratë për mediat në Tiranë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, foli në lidhje me zhvillimet politike në Mal të Zi, nismën “Ballkani i Hapur”, sanksionet ndaj Rusisë, ndikim rus dhe çështje të tjera.

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se mbështet nismën “Ballkani i Hapur”, duke shtuar se rajoni ka nevojë për këtë nismë, raporton aa.

Në një deklaratë për mediat pas ceremonisë së dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” në Tiranë, ai foli në lidhje me zhvillimet politike në Mal të Zi, nismën “Ballkani i Hapur”, sanksionet ndaj Rusisë, ndikim rus dhe çështje të tjera.


I pyetur mbi situatën e fundit politike në Mal të Zi, Abazoviq tha se në Malin e Zi ishte një konfuzion politik, por sipas tij qeveria pa marrë parasysh se është në mandat teknik punon më mirë se kur ka qenë në mandatin e plotë.

“Jam shumë i sinqertë, shumë më mirë punon, pasi që ato njerëz që nuk e kanë gjetur veten që në fillim aty ndoshta ata kanë bërë gabim. Ne kemi ofruar modelin i cili mundet me qenë produktiv për Malin e Zi dhe unë jam shumë krenar me arritjet të cilat janë bërë në tetë muajt e fundit në Qeverinë e Malit të Zi. Kemi zgjedhje presidenciale dhe do shikojmë si do kalojë presidenti aktual”, tha ai.

Në lidhje me nismën “Ballkani i Hapur”, Abazoviq tha se në Mal të Zi gjenden dy grupacione mjaft të mëdhenj, një që është në favor dhe tjetri i cili nuk është në favor.

“Unë jam ai që jam në favor, jam shumë transparent lidhur me atë çështje. Mendoj se rajoni ka nevojë dhe kjo është shumë gjë e thjeshtë me u kuptuar. Ne jemi në Procesin e Berlinit, jemi dhe në iniciativa të tjera njësoj si Shqipëria, në shumë iniciativa të tjera dhe nuk shoh asnjë problem që me pas edhe një iniciativë ku Mali i Zi me marrë pjesë”, u shpreh ai.

Ndryshe, presidenti malazez, Milo Gjukanoviq është kundër nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, ashtu sikurse Kosova dhe Bosnja-Hercegovina. Kujtojmë se Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

Kroacia
Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Evropa
Trump u jep kompetenca të reja agjentëve federalë

Trump u jep kompetenca të reja agjentëve federalë

Amerika
Bloomberg do të financojë organin e OKB-së për klimën, pas daljes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit me urdhër të Trumpit

Bloomberg do të financojë organin e OKB-së për klimën, pas daljes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit me urdhër të Trumpit

Amerika
Në maj të vitit të kaluar izraelitët njoftuan se e kanë vrarë – shfaqet në një video i “gjallë” komandanti i Hamasit

Në maj të vitit të kaluar izraelitët njoftuan se e kanë vrarë – shfaqet në një video i “gjallë” komandanti i Hamasit

Azia
Rutte i NATO-s kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën, mbështet kërkesën e Trump për buxhetin e mbrojtjes

Rutte i NATO-s kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën, mbështet kërkesën e Trump për buxhetin e mbrojtjes

Evropa
Kalo në kategori