LAJMI I FUNDIT:

Abazi thotë se Kushtetuesja duhet ta lexojë seriozisht raportin e PE-së, për rrëzimin e Qeverinë Kurti

Abazi thotë se Kushtetuesja duhet ta lexojë seriozisht raportin e PE-së, për rrëzimin e Qeverinë Kurti

Ish-zv.kryeministri i LVV-së, Haki Abazi ka folur për raportin e BE-së, lidhur me lajmet e rreme, në të cilën përfshihet edhe Kosova.

“Vetë koalicioni ishte jetëshkurtër dhe u rrezua nga një operacioni dezinformues amerikan”, thuhet në studimin e publikuar, i cili u bë nga disa autorë evropianë, të porositur për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të PE (AFET).

Abazi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se edhe Parlamenti Evropian konfirmon atë që ishte e qartë që me gënjeshtra dhe lajme të rrejshme është goditur demokracia dhe rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit.


Bytyçi i PDK-së: Dezinformatat nuk e rrëzuan Qeverinë Kurti, e rrëzoi LDK-ja - studimi i BE-së ka kontradikta në kohë edhe në përmbajtje
Lexo po ashtu Bytyçi i PDK-së: Dezinformatat nuk e rrëzuan Qeverinë Kurti, e rrëzoi LDK-ja - studimi i BE-së ka kontradikta në kohë edhe në përmbajtje

“Gënjeshtrat e kombinuara e të prodhuara  brenda sistemit që ka kapur shtetin dhe ka krijuar sistem kelptokratik, të korruptuar dhe krimit, në bashkëveprim me mediat rozë dhe quazianalist qe dalin të janë avokat e që paguhen nga fondet e vjedhura e të përvetësuara në mënyrë joligjore kanë shembur demokracinë dhe rendin kushtetues  dhe kanë rrezikuar edhe integritetin dhe sovranitetin e vendit”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, Gjykata kushtetuese duhet ta lexojë seriozisht raportin e Parlamentit Evropian nëse ende nuk është bindur me faktet e prezantuara se si është atakuar kushtetuta dhe vullneti i sovranit i garantuar me kushtetutë të Republikës.

Studimi i bërë për Parlamentin Evropian: Dezinformatat rrëzuan Qeverinë Kurti
Lexo po ashtu Studimi i bërë për Parlamentin Evropian: Dezinformatat rrëzuan Qeverinë Kurti

Ndërkaq, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, studimin e BE-së e ka quajtur përmbajtjesor për të cilin ka thënë se ka kontradikta në kohë edhe në përmbajtje.

Bytyçi thekson se Albin Kurti e ka shkarkuar Agim Veliun duke poshtëruar publikisht partinë e LDK-së. E si kundërpërgjigje, LDK ia kishte dhënë një afat Albinit dhe LVV-së që ta rikthejnë Agim Veliun në pozitë, ose koalicioni i tyre merr fund. /Telegrafi/

Edhe Parlamenti Evropian konfirmon atë që ishte e qartë që me gënjeshtra dhe lajme të rrjeshme është goditur demokracia…

Posted by Haki Abazi on Saturday, December 5, 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori