LAJMI I FUNDIT:

AAK përkrahë rishikimin e buxhetit, Abrashi: Me rritje prej 15 për qind mund të fillojmë zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes

AAK përkrahë rishikimin e buxhetit, Abrashi: Me rritje prej 15 për qind mund të fillojmë zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi ka thënë se në situatën në të cilën gjendemi shkaku i pandemisë COVID-19, rishikimi i buxhetit është i domosdoshëm.

“Masat e marra për luftimin e pandemisë COVID-19, kanë shkaktuar rënie të aktivitetit ekonomik në vend, e kjo po reflektohet në të hyrat e buxhetit të vendit dhe ne një situatë të vështirë ekomomike që po ballafaqohet veçanërisht sektori privat. Rishikimi i buxhetit është bërë i domosdoshëm që të mund të sigurojmë stabilitet buxhetor të vendit, dhe të kemi reagim adekuat në kërkesat e kohës kur po ballafaqohemi je pandeminë edhe krizën ekonomike”, tha Abrashi.


Ai shtoi se buxheti i vendit do të ketë rënie të të hyrave tatimore në vlerë prej 232 milionë euro për këtë vit, por trendi mundet me qenë më i madh.

Abrashi shtoi se me një rritje prej 15 përqind do të mund të kemi implementim të Pakos Emergjente dhe fillim të zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.

Nis seanca e Kuvendit, në rend dite rishikimi i buxhetit të Kosovës
Lexo po ashtu Nis seanca e Kuvendit, në rend dite rishikimi i buxhetit të Kosovës

“Me rishikim është paraparë që shpenzimet buxhetore nga 2 miliardë e 357 milionë sipas buxhetit aktual të rritën në 2 miliardë e 772 milionë. Një rritje prej 15 për qind do të na siguroj stabilitetin e organizatave buxhetore, buxhetet e komunave, realizimin e projekteve kapitale dhe implementimin e Pakos Emergjente dhe fillimin e implementimit të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike”, tha Abrashi.

Abrashi ka thënë se përveç tjerash me rishikim buxheti mund të procedohen edhe pagesat e vonuara prej 170 eurosh për punëtorët e sektorit privat dhe pagesat 50 për qind të qirave.

“Me këtë rishikim të buxhetit do të mobilizohen rreth 600 milion euro për të mbuluar mungesën e të hyrave tatimore prej 232 milionë eurove dhe të dedikohen 385 milionë euro për vitin 2020. Rishikimi i Buxhetit do të mundësoj që menjëherë të procedohet me pagesat e vonuara prej 170 euro për punëtoret e sektorit privat dhe pagesat e 50% të qirave për dy muaj siç ka qenë e paraparë në pakon emergjente. Mjete të cilat ka kohë që po i presin punëtorët e sektorit privat në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai ftoi deputetët që të votojnë pro rishikimit të buxhetit. /Telegrafi/