LAJMI I FUNDIT:

AAK mbështet marshin e 2 prillit: Gjithmonë kemi besuar në pafajësinë e pjesëtarëve të UÇK-së

AAK mbështet marshin e 2 prillit: Gjithmonë kemi besuar në pafajësinë e pjesëtarëve të UÇK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka dhënë publikisht mbështetje marshit për drejtësi që organizohet këtë të diel në Prishtinë. 

Përmes një deklarate publike, nga AAK-ja kanë thënë se gjithmonë kanë besuar në pafajësinë e pjesëtarëve të UÇK-së dhe në vlerat e lirisë.

Krasniqi-Goodman fton qytetarët t'i bashkohen marshit më 2 prill: Kriminelët serbë të lirë, çlirimtarët po gjykohen
Lexo po ashtu Krasniqi-Goodman fton qytetarët t'i bashkohen marshit më 2 prill: Kriminelët serbë të lirë, çlirimtarët po gjykohen

“E kemi mbështetur drejtësinë ndërkombëtare me qëllim të pastrimit të luftës së drejtë të popullit shqiptar për liri”, thuhet në komunikatën për media.


Tutje, nga AAK-ja kanë deklaruar se të marshosh për drejtësi, është e drejtë dhe vlerë demokratike dhe “ne gjithmonë do jemi në shërbim të vlerave dhe të drejtësisë”.

Të dielën e 2 prillit në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, ka organizuar marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori