Kryesia e Degës së AAK-së në Pejë, në takimin e zhvilluar sonte ka debatuar edhe për çështjen e ndalimit të Kryetarit Haradinaj në Francë dhe për çështjen e Demarkacionit, për të cilën po paralajmërohet dërgimi në Kuvend për aprovim.
Sipas kumtesës së lëshuar nga ky takim, “Kryesia e Degës ka konkluduar se zgjatja e pakuptueshme e ndalimit të Kryetarit Ramush Haradinaj në Francë me akuza të fabrikuara nga Serbia ka arritur pikën e mosdurimit. Faktet se kryetari Haradinaj dy herë ka dalë i pafajshëm për të njëjtat akuza të shpifura nga Serbia nuk po merren parasysh nga Franca e cila me zgjatjen e procedurave po sjell humbje mirëkuptimi e durimit”.
“AAK dega në Pejë vlerëson se mbajtja e Haradinaj në Francë është veprim politik që ndërlidhet me paralajmërimet për dërgim në Kuvend të Marrëveshjes për ratifikim të Demarkacionit me Malin e Zi ,e cila Komunës sonë i heqë 8,200 hektarë tokë të cilat me shekuj janë prona apo janë shfytëzuar nga qytetarët e Rugovës, Podgurit dhe disa fshatrave të Deçanit”.
“Shqetësimin e tyre për Demarkacion qytetarët e Pejës dhe profesionistët e shumët e kanë treguar me protesta, peticion, me deklarimin e degëve e nëndegëve të partive politike, me paraqitjen e fakteve që janë dërguar Institucioneve të Kosovës por edhe me veprime të tjera përfshirë edhe dy Rezolutat e Kuvendit të Komunës së Pejës ku të gjitha partitë politike unanimisht kanë kundërshtuar ratifikimin e peticionit në këtë version aktual”, thhet në kumtesë.
“Të gjitha këto Qeveria e Kosovës i ka injoruar duke prodhuar komisione e fakte të pavërteta që kinse Peja nuk po humb territor. Tendencat e tilla na kujtojnë udhëheqësit e Kosovës të vitit 1989 kur deklaronin se Kosova nuk po humb asgjë në momentin që asaj i merrej autonomia”.
“Dega e AAK-së në Pejë ju bën thirrje deputetëve të Kosovës e veçmas atyre nga Peja që mos të bien pre e asnjë presioni por të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të mbrojnë sovranitetin e Shtetit të tyre për të cilin edhe kanë mandatin si përfaqësues të popullit”.
“Deputetët e Kosovës besojmë se kanë obligim të dëgjojnë faktet dhe banorët e asaj pjese por edhe zërin e partive politike të Pejës të cilat unanimisht përfshirë edhe partitë në pushtet që kanë votuar në Kuvendin e Komunës kundër këtij demarkacioni. Deputetët e Kosovës e veçmas ata nga Peja nuk kanë arsye të mos ju besojnë kolegëve të tyre nga Peja të cilët duke njohur faktet nuk janë pajtuar me këtë version të Demarkacionit në Kuvendin e Komunës”, thuhet në kumtesën e AAK-së në Pejë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Privohet nga liria 51 vjeçari nga Tetova, policia i gjeti armë dhe municion
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
“Gati shqipe”, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj