LAJMI I FUNDIT:

Edhe AAK e NISMA mbështesin kërkesën e LDK-së për seancë të jashtëzakonshme për kazinotë

Edhe AAK e NISMA mbështesin kërkesën e LDK-së për seancë të jashtëzakonshme për kazinotë

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka dorëzuar një kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme për ditën e nesërme në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur ditëve të fundit në kazino.

Kërkesën e tyre do ta mbështesin edhe partitë në pushtet.


Muharrem Nitaj nga AAK ka thënë për Telegrafin se kjo kërkesë ishte edhe e AAK-së dhe se sipas tij nuk beson se do të ketë problem që të mbështetet kjo kërkesë për seancë.

“Ka qenë kërkesë edhe e jona e kahershme që të vendoset rregull mbi çështjen e lojërave të fatit. Ne sapo e kemi marrë njoftimin për seancën e thirrur për nesër dhe nuk kemi pasur kohë të merremi vesh rreth kësaj çështje, por nuk besoj që di të ketë çfarëdo problemi që të mbështetet kërkesa për këtë seancë”, ka thënë ai.

Shefi i grupit parlamentar të NISMA-së, Bilall Sherifi, ka thënë për Telegrafin se NISMA mbështet kërkesën për seancën e jashtëzakonshme për kazinotë.

“NISMA e mbështet kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për kazinotë, dhe deputetët e NISMA-së do të jenë nesër në seancë. Po ashtu mendoj se është vonuar thirrja e kësaj seance pasi që është dashur të mbahet më herët”, ka thënë ai.

Ndryshe kjo seancë është thirrur për shkak të dy vrasjeve që kanë ndodhur në kazino.

Sipas Policisë njëri rast ka ndodhur në Suharekë ku një person është vrarë nga një polic në një kazino, ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në një kazino të Lipjanit ku është vrarë një person nga një grabitës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori