LAJMI I FUNDIT:

A ju tradhton dhe gënjen mashkulli: Një agjent i FBI-së ju mëson se si ta demaskoni!

A ju tradhton dhe gënjen mashkulli: Një agjent i FBI-së ju mëson se si ta demaskoni!

Nëse për ndonjë person, qoftë kur është fjala për partnerin emocional, mikun apo anëtarin e familjes, dyshoni që po ju gënjen, shumë lehtë mund ta zgjidhni dilemën dhe të bindeni se çfarë ka pas atyre fjalëve të ëmbla.

Ish-agjenti i FBI-së, Jack Treyarch, jua tregon 6 shenja nga të cilat mund të mësoni që partneri po ju gënjen, transmeton Telegrafi.

1. Sillet ndryshe

Për shembull, nëse e pyesni ku ka qenë të premten në mbrëmje, ndërkaq ai fillon të marrë frymë thellë, prek hundën, buzët, kollitet – me siguri diçka nuk është në rregull.


2. Shikon në dysheme

Nëse mashkulli diçka fsheh nga ju, do të fillojë të shikojë në dysheme madje pa lëvizur qerpikët! Gënjejnë pa kurrfarë turpi!

3. Kur e pyesni përgjigjet me kundërpyetje

Gjithmonë ka qenë dhe do të jetë – sulmi është mbrojtja më e mirë. Kjo taktikë të cilën çdo mashkull tradhtar e përdor me më shumë dëshirë – pyetjes suaj do t’i përgjigjet duke ju pyetur, sepse kështu të ketë kohë për të shpifur ndonjë gënjeshtër sa më të bindshme.

4. Fajin e vet jua vesh juve

Kur njerëzit janë fajtorë, zakonisht përpiqen fajin t’ia hedhin atij ndaj të cilit kanë gabuar, thotë agjenti i FBI-së.

5. Ndryshon bisedën

A keni vërejtur ndonjëherë që njerëzit kur e thonë të vërtetën, gjithmonë e tregojnë të njëjtin tregim? Kini parasysh, nëse ndryshon tregimin, me siguri fsheh diçka nga ju!

6. Betohet në çdo gjë dhe për çdo gjë

Nëse ndërgjegjen e ka të pastër, kurrë nuk do të ulë veten aq poshtë sa që të betohet rrejshëm, vetëm e vetëm për të fshehur gabimet e veta. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Moda
Shenja që tregojnë se keni të bëni me një mashkull të papjekur emocionalisht, sipas studimeve

Shenja që tregojnë se keni të bëni me një mashkull të papjekur emocionalisht, sipas studimeve

Në çift
Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner

Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner

Moda
Bella Hadid në qendër të vëmendjes në sfilatën e Saint Laurent për sezonin vjeshtë-dimër 2025-2026

Bella Hadid në qendër të vëmendjes në sfilatën e Saint Laurent për sezonin vjeshtë-dimër 2025-2026

Femra
Influencerja tregon trukun interesant për ta aplikuar 'blushin'

Influencerja tregon trukun interesant për ta aplikuar 'blushin'

Femra
Një gjë është çelësi i një marrëdhënieje të qëndrueshme, pohon psikologia

Një gjë është çelësi i një marrëdhënieje të qëndrueshme, pohon psikologia

Në çift
Kalo në kategori