A e keni dëgjuar këngën e Selman Kadrisë, se si “me gojë hapur ka mbet Serbia” e pushka e tij “dridhi eshtrat e Car Dushanit”.
Selman Kadria ka vrarë një nga antishqiptarët më të mëdhenj, një prej serbëve që ka bërë zullumet dhe krimet më mizore ndaj shqiptarëve, Milliq Kërstiqin – i njohur më shumë me mbiemrin Kërrsta!
Dhe, këtu lindi një mit, por që shumë detaje nuk tregohen.
Selman Kadria ishte nip i Kërstiqëve, sepse nënën e kishte serbe. Milliq Kërrsta kishte vrarë shumë patriotë shqiptarë që kundërshtonin regjimin serb, sidomos në rajonin e Dukagjinit. Por, si nip që e konsideronte, ai kishte besim te Selman Kadria, prandaj e merrte shpesh me vete. Madje, Kërrsta ia besonte edhe armën. Në ato kohë, dihet, asnjë serb i pushtetshëm nuk donte ta ketë pranë një shqiptar me armë. Bile, sipas disa dëshmitarëve të kohës, thuhej se Selman Kadria kishte edhe armë me vulë të Mbretërisë së Jugosllavisë, pra se ishte njeri i besueshëm i regjimit.
Sidoqoftë, një ditë, Selman Kadria që përcjell “dajën” e tij, me armën që ia jep në besë, e vret Kërrstën pas shpine. Arsyet thuhet se ndërlidheshin me aktet antishqiptare të Milliqit. Por, a ishte mënyra e vrasjes së tij burrërore?
Në traditën shqiptare, njeriu nuk vritet pas shpine. Ju kujtohet atentati që Beqir Valteri kishte bërë ndaj Ahmet Zogut në Parlamentin e Shqipërisë? Ndonëse kishte probleme në të folur, e thërret Zogun në emër dhe i thotë: “I bëj të fala ungjit tim”! Sepse, kjo ishte tradita burrërore shqiptare e marrjes hak: për ta thirr hasmin në emër dhe për t’ia treguar arsyen pse po merr hak!
Studiuesi Liman Rushiti, në veprën e tij “Kujtime për lëvizjen kaçake”, përmend ca fakte interesante për shumë personazhe. Këto fakte ai i kishte mbledhur në vitet ’70-’80 të shekullit të kaluar, por kjo vepër botohet më 2003. Edhe ai përmend se Kërrsta ishte vrarë pas shpine, që nuk përkon me burrërinë, dhe se Selman Kadria ishte njeri i besueshëm i tij Milliqit, si nip i Kërstiqëve të Istogut.
Pas kësaj vrasje, fitet se Ahmet Zogu, duke pasë parasysh mizoritë e Kërrstës kundër shqiptarëve, kishte ofruar të holla për atë që e shpëton dhe e dërgon në Tiranë Selman Kadrinë. Por, këtu ndodh edhe një akt tjetër makabër: Kadria tradhtohet nga nipi i babës, Ramë Vuthaj, që po ashtu e godet Selman Kadrinë pas shpine me sëpatë, ndërsa sinjalizon xhandarët serbë që ta marrin. Nën torturat më barbare të kolonëve serbë, Selman Kadria vdes në oborrin e kishës ortodokse në Istog, në qershor të vitit 1938.
Kjo është e vërteta që pak tregohet për mitin që krijohet përmes këngëve për Selman Kadrinë. Por, meqë Selmani e vrau Kërrstën, një kriminel serb, le ta kujtojmë me këto vargje: “Hej ty t’lumtë dora o Selman Kadria/ K’shtu o po t’thonë more tan’ o Shqipnia/ Djem o si ti ka Kosova prapë/ O prapë o ndër shki o do të marrim hak”. /Telegrafi/
Ja filmi i Selman Kadrisë: Se a ka fakte historike, vlerësojeni ju…! Ja kënga e Selman Kadrisë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025