LAJMI I FUNDIT:

Aksident në aksin Klos-Burrel, furgoni përplas për vdekje të miturin

Aksident në aksin Klos-Burrel, furgoni përplas për vdekje të miturin

Një fëmijë, vetëm 4 vjeç, ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një furgon në aksin rrugor Klos-Burrel.

Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, por i mituri ndërroi jetë pak orë më pas në spital.

Burime nga Spitali i Traumës konfirmojnë se i mituri u dërgua me plagë të rënda në trup dhe fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.


“Në aksin rrugor Klos-Burrel, shtetasi L.D., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar një shtetas të mitur, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore”, thuhej në njoftimin paraprak të policisë për ngjarjen.

Drejtuesi i furgonit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.