LAJMI I FUNDIT:

TikTok nxjerr të rinjtë e PD në shesh, Berisha: Manifestim madhështor kundër censurës

TikTok nxjerr të rinjtë e PD në shesh, Berisha: Manifestim madhështor kundër censurës

Opozita ka dalë këtë të shtunë të protestojë në bulevardin kryesor të Tiranës kundër vendimit të qeverisë Rama për të mbyllur rrjetin social TikTok.

Duke e cilësuar këtë akti si një censurë të ngjashme me atë të diktaturës, mbështetësit e opozitës u grumbulluan në sheshin Skënderbej dhe marshuan përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit për t’u mbledhur përpara kryeministrisë.

Të rinjtë e pranishëm mbanin në duar parrulla ku kërkohej të respektohej liria e fjalës dhe t’i thuhej jo censurës.


Protesta ishte e qetë, ndërkohë që policia e shtetit kishte aktivizuar më shumë se 1000 efektivë në terren për mbarëvajtjen e saj.

Në podium folën kryesisht të rinj, mes të cilëve dhe kandidatë në listën e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, teksa kreu i PD, Sali Berisha zgjodhi të qëndrojë në mes të turmës.

Në fund të protestës që zgjati pak më shumë se 60 minuta, lideri demokrat e cilësoi këtë tubim si më madhështorin që nga viti 1990, kur studentët u kthyen nga takimi me Ramiz Alinë.

“Rama armik i egër i lirisë, i të rinjve shqiptarë. Rama u damkos si biri i të atit, i cili 37 vite më parë urdhëroi varjen e poetit Havzi Nela. Edi Rama mori ndëshkimin më të madh. Ia thanë të gjitha të rinjtë. Fjalën e kishin të rinjtë. Nuk kam dëgjuar fjalime më të bukura, me pasion. Ishte dita e tyre. Mbyllja e Zërit të Amerikës është çështje gjeopolitike globale.

Ata duan të kufizojnë shpenzimet kolosale me këtë radio dhe të shmangin një propagandë të tepërt, nuk ka të bëjë me censurës, bëhet fjalë për një ent publik. Nga protesta e sotme shqiptarët dëgjuan thirrjen brilante për fjalën e lirë. Kjo ishte protesta e të rinjve. Unë isha një pjesëmarrës. Ky miting krahasohet me atë të datës 11 dhjetor 1990 kur u kthyen nga pallati presidencial në Qytet Studenti. Në 35 vite këto ishin fjalime mbresëlënës”, tha Berisha.

Qeveria u angazhua të mbyllë rrjetin social, ndaj të cilit edhe shumë vende të tjera në botë kanë vendosur masa, pas vrasjes së të riut Martin Cani nga një bashkëmoshatar ndërkohë që për këtë çështje u zhvillua dhe një konsultë me prindër dhe mësues.

Disa ditë më parë kryeministri Rama njoftoi se mbyllja do të zgjasë 1 vit deri sa kompania të vendosë filtrat e sigurisë, ndërkohë që aktualisht platforma ende është funksionale.

Teksa Sali Berisha vlerëson se kryeministri Rama kërkon të mbyllë rrjetin social për arsye elektorale pasi shumë të rinj po e ironizojnë kreun e qeverisë./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Trump kërkon mbylljen e dy mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Trump kërkon mbylljen e dy mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Lajme
BE-ja nën presion, kërkohet qasje në arkivat serbe dhe nisjen e gërmimeve për të zhdukurit

BE-ja nën presion, kërkohet qasje në arkivat serbe dhe nisjen e gërmimeve për të zhdukurit

Drejtësi
KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

Politikë
Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Politikë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Lajme
Kalo në kategori