LAJMI I FUNDIT:

Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen se si e shpëtoi në luftë Ramush Haradinajn

Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen se si e shpëtoi në luftë Ramush Haradinajn

Bujar Haradinaj, ish-ushtari i UÇK-së ka folur rreth luftës së zhvilluar në Kosovë, duke treguar një detaj se si e kishte shpëtuar Ramush Haradinajn.

Teksa ka luftuar ai është plagosur me 18 plumba, por siç shprehet ai asnjëherë nuk është mposhtur.

Ai ka treguar gjithashtu një moment ku Ramush Haradinaj, tashmë kreu i AAK-së në Kosovë, ka rrezikuar jetën pasi ishte në gjendje shumë të rëndë.


“Ne na ishte ndërprerë komunikimi. Ramushi ishte i plagosur rëndë, nëse do kishte kaluar edhe një orë, Ramushi do kishte ndërruar jetë atë ditë. Nga ora 7 në mbrëmje u ndalën të shtënat. Ne dolëm dhe pamë që forcat serbe kishin lëvizur në heshtje. Ne nuk i dëgjonim më dhe as nuk i pamë më. Me zor jemi dëgjuar me të tjerët në shtëpitë e tjera dhe kemi shkuar gradualisht duke u bashkuar”, tha ai për Euronews Albania.

Tutje ai ka thënë se “ishte një mur diku 1 metër e gjysmë dhe ishte problem që Ramushi duhet të kalonte”.

“Ata nga ana tjetër nuk e dinin që Ramushi ishte i plagosur. Unë mundohesha ta shtyja, por s’kishe ku ta kapje, se ishte i plagosur rëndë. Ai më tha; ‘veç më shty andej’. Janë bashkuar gjithë familja dhe u munduam të dilnim nga rrethimi. Fatmirësisht forcat serbe ishin larguar dhe ne kemi arritur ta shoqërojmë Ramushin deri në Jabllanicë, ku kemi thirrur një mjek dhe i ka dhënë ndihmën e parë”, tha ish-ushtari i UÇK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Alergjitë ndaj polenit, ‘pluhurit të shtëpisë’ e pickimit të bletës – alergologu Enis Halimi tregon cilat janë simptomat dhe si t’i menaxhojmë rastet urgjente

Alergjitë ndaj polenit, ‘pluhurit të shtëpisë’ e pickimit të bletës – alergologu Enis Halimi tregon cilat janë simptomat dhe si t’i menaxhojmë rastet urgjente

Shëndetësi
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori