Senatorët amerikanë duan të shfuqizojnë lehtësimet tatimore për automjetet elektrike

Një grup senatorësh republikanë ka paraqitur një projektligj për heqjen e lehtësisë tatimore prej 7500 dollarësh që aktualisht është në fuqi në SHBA për blerjen e automjeteve të reja elektrike.
Kjo është një ndihmë federale, e vlefshme në të gjithë territorin kombëtar, megjithëse secili shtet federal mund ta rrisë këtë ndihmë sipas politikave të tij.
Përveç kësaj, propozimi i senatorëve parashikon një taksë të re prej 1000 dollarësh për çdo automjet elektrik të shitur, me argumentin se këto automjete kontribuojnë në konsumimin e rrugëve dhe duhet të ndihmojnë në financimin e mirëmbajtjes së tyre.
Një nga argumentet kryesore të senatorëve që mbështesin këtë masë është se automjetet elektrike janë më të rënda se ato me motorë me djegie të brendshme, gjë që sipas tyre shkakton më shumë konsum të rrugëve dhe urave.
“Automjetet elektrike mund të peshojnë deri në tre herë më shumë se veturat me benzinë”, tha senatorja, Deb Fischer, e cila gjithashtu thekson se sistemi aktual i financimit të mirëmbajtjes së rrugëve mbështetet në taksat mbi benzinën dhe naftën.
Nismëtari i këtij plani është senatori John Barrasso, së bashku me 14 ligjvënës të tjerë. Kjo masë mund të jetë një goditje e madhe për industrinë e automjeteve elektrike.
Paradoksalisht, Elon Musk (bashkëpronari dhe drejtori i Teslës) gjithashtu mbështet heqjen e subvencioneve për makinat elektrike, të paktën në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Si do të duken modelet e ardhshme elektrike të Mercedes?

Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

Volvo më i shitur në një edicion të ri

A e dinit këtë rregull kur blini goma të reja?

Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës