Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dëshiron të sigurojë një armëpushim në luftën e Rusisë kundër Ukrainës deri në Pashkë, raportoi Bloomberg më 16 shkurt, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar.
Trump ka premtuar më parë se do t’i japë fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve.
Por që nga fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ky afat kohor është “rishikuar”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Dhe tani, administrata e SHBA-së u ka thënë zyrtarëve evropianë se shpreson të arrijë një marrëveshje armëpushimi deri në Pashkë, e cila bie më 20 prill, raportoi Bloomberg.
Megjithatë, plani i Trump për një zgjidhje të shpejtë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës është ambicioz dhe “potencialisht jorealist”, ka vlerësuar një burim i paidentifikuar.
Sipas mediave, ka më shumë gjasa që Trump të jetë në gjendje të arrijë një armëpushim në Ukrainë deri në fund të vitit dhe jo deri në Pashkë.
Sidoqoftë, gjatë javës së kaluar, SHBA-ja ka bërë disa lëvizje për të çuar përpara agjendën e saj në raporto me luftën Rusi-Ukrainë – disa prej të cilave kanë alarmuar zyrtarët evropianë dhe ukrainas.
Trump foli me presidentin rus Vladimir Putin në një telefonatë më 12 shkurt, duke zhvilluar një telefonatë të veçantë me presidentin Volodymyr Zelensky më vonë të njëjtën ditë.
E i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, tronditi liderët evropianë më 15 shkurt kur tha se Evropa nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në negociatat e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.
Kështu, Franca planifikon të organizojë një samit urgjent më 17 shkurt për liderët evropianë për të diskutuar strategjitë ndaj Rusisë dhe Ukrainës mes frikës se SHBA do ta “mbajë larg” BE-në nga procesi i negociatave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë