LAJMI I FUNDIT:

Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vazhduar turneun e madh në Azi, duke ndjekur njëkohësisht edhe praktikën e dhurimit të automjeteve për zyrtarët me të cilët takohet.

Pas dhuratës së një automjeti të prodhimit turk TOGG për kryeministrin e Malajzisë, Erdogan bëri të njëjtën gjë edhe gjatë vizitës në Pakistan.

Gjatë vizitës zyrtare në këtë vend të Azisë Juglindore, ai i dhuroi kryeministrit pakistanez, Shehbaz Sharif një model të automjetit elektrik vendas, SUV-in Togg T10X, në Islamabad. Erdogan ishte ulur në vendin e pasagjerit teksa Sharif testoi automjetin.


Përveç kryeministrit, një veturë dhuratë mori edhe presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari.

“Presidenti ynë, Recep Tayyip Erdogan, i prezantoi automjetin elektrik turk Togg presidentit të Pakistanit, Asif Ali Zardari, në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit”, u tha në një deklaratë të Partisë AK.

Po ashtu, Erdogan ndoqi të njëjtën praktikë edhe në Indonezi, ku i dhuroi të njëjtin model automjeti kryeministrit të këtij vendi.

Togg T10X është një SUV plotësisht elektrik i segmentit C, i prodhuar nga kompania turke Togg. Ky model filloi prodhimin në vitin 2022, dhe kompania planifikon të nxjerrë pesë modele të ndryshme të automjeteve elektrike deri në vitin 2030. /Telegrafi/